BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Sport

Atletika rrit shanset e Shqipërisë për Tokio-2020, pas Gegës tre sportistë pranë normës olimpike

Atletika rrit shanset e Shqipërisë për Tokio-2020, pas Gegës

Atletika shqiptare pati një sukses të pazakontë në Kampionatin Ballkanik dhe Mitingun Ndërkombëtar të Stambollit, duke regjistruar rekorde të reja kombëtare në disa disiplina dhe njëherësh duke konfirmuar sportistët elitarë që kemi në rang rajonal dhe europian, madje duke na dhënë shpresë që Shqipëria, atletika e saj, mund të përfaqësohet në Olimpiadën e Tokios së këtij viti me më shumë se një sportiste që është zyrtarizuar tashmë dhe që është Luiza Gega. Padyshim që paraqitja e ekipit tonë kombëtar në këtë turne ishte mbresëlënëse, edhe për një fakt tjetër, që Izmir Smajlaj, kampion Europe në kërcimin së gjati, i afrua sërish 8 metrave dhe ky është një lajm i mirë pas një dëmtimi jo të lehtë që pati në vjeshtën e vitit të kaluar dhe ku u vu në rrezik vazhdimësia e rezultateve të tij e njëherësh pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Smajlaj bëri një rezultat impresionuese 7.91m, dukshëm larg normës olimpike (8.15m), por referuar stafit teknik e drejtues të ekipit kombëtar ai po njeh vetëm rritje dhe në aktivitetet e ardhshme mund ta thyejë këtë pengesë, e cila është, sidoqoftë, jo e lehtë. Për t’u kthyer tek garat janë plot gjashtë medalje të marra, pesë të arta dhe një të bronztë. Kështu atleti shkodran Izmir Smajlaj është Kampion Ballkani në salla të mbyllura me 7.91 metra, si dhe në vendin e parë në mitingun ndërkombëtar të Stambollit me 7.90. Luiza Gega Kampione Ballkani në 3000 metra me 8’55”45, si dhe e para në mitingun ndërkombëtar të Stambollit në 1500 metra me 4’13”06. Dhe ndërkohë Franko Burraj i artë në mitingun ndërkombëtar të Stambollit me 46”83 duke thyer dhe rekordin kombëtar në 400 metra. Pa harruar medaljen e bronztë të David Nikollit në 1500 metra në Kampionatin Ballkanik.

Shanset në Olimpiadë dhe qëndrimi i presidentit të FSHA-së Gjergj Ruli

Nëse Luiza Gega e ka siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios, për tre atletët meshkuj javët dhe muajt në vijim janë sfida të vërteta, pasi do të tentojnë me çdo kusht kapjen e normës dhe arritjen e një rezultati që i fut ata automatikisht në listën zyrtare të pjesëmarrjes. Dhe aktivitetet kualifikuese nuk janë të pakta, por mundësitë e federatës tonë, sikurse e dinë të gjithë dhe i mëshon edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, janë të pakta. Megjithatë, Izmir Smajlaj, David Nikolli dhe Franko Burraj, do të tentojnë të bëjnë maksimumin e tyre për t’ia dalë këtij objektivi madhor. Rezultatet e Stambollit janë sinjal pozitiv dhe atletët janë në rrugën e duhur. Në një kontakt telefonik që “Sot” pati me presidentin e FSHF-së nga Stambolli, ditën e dielë, Ruli u shpreh i lumtur për këto arritje dhe padyshim i sheh si konfirmim të atletikës shqiptare jo vetëm në rang kombëtar, por edhe ndërkombëtar. “Këta sportistë janë të mrekullueshëm dhe kanë regjistruar rezultate të shkëlqyera. E megjithatë, sado që kemi arritur një sukses të madh, duke marrë një duzinë me medalje, unë insistoj që këta sportistë kanë mundësi të bëjnë më shumë. Jemi në rrugën e duhur”, theksoi Ruli. Nga ana tjetër, në media të ndryshme sportive ai është shprehur më konkretisht për sportistët kuqezi që janë heronj. “Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk kemi një sallë të mbyllur, apo pistë indore. Megjithatë, kemi stadiume me pistë në Elbasan, Korçë dhe Shkodër e jo në Tiranë. Mes të gjitha këtyre vështirësive, mungesë infrastrukture dhe financiare, atletët tanë janë heronj dhe duhen falënderuar të gjithë trajnerët që përgatisin të tillë sportistë në këto kushte. Për sa i përket cilësisë, ajo është rritur. Viti i parë që triumfojmë me medaljen, me një numër të reduktuar sportistësh. Pra nga pesë atletë, gjashtë medalje dhe rekorde kombëtare. Dhe kjo është vërtetë sukses dhe ambicie shumë e madhe”, thekson ndër të tjera Gjergj Ruli. Ai insiston që këto rezultate kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet. “Duhet të ketë një fond më të madh shpërblimi për këta atletë, sepse Ballkaniada (në fakt ishin 23 shtete) tanimë ka më tepër vlerë se sa një Lojërat Mesdhetare. Pra duhet të ketë një fond të veçantë grant”, nënvizoi në fund Ruli.