BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Sport

Atletiko e Simeones trondit Liverpulin, anglezët eliminohen në kohën shtesë

Atletiko e Simeones trondit Liverpulin, anglezët eliminohen në

Kampionët në fuqi të Champions League eliminohen nga Atletiko, spanjollët shënojnë 3 gola në shtesë. PSG fiton 2-0 me Dortmundin dhe kalon në çerekfinale

Liga e Kampioneve vijoi mbrëmë me dy përballje titanësh, madje interesante edhe sa i takon rezultatit, pasi kampionët në fuqi të Liverpulit u eliminuan në kohën shtesë nga Atletiko e Madridit. Kjo ishte një ndeshje e luajtur me tifozë dhe i dha bukuri e spektakël futbollit kontinental për klube, në një kohë kur pjesa tjetër europiane është gjunjëzuar nga koronavirusi. Ndeshja përfundoi 3-2 për spanjollët, që kishin fituar edhe ndeshjen e parë në Spanjë 1-0. Pjesa e parë e takimit të luajtur në “Anfield Road” ishte e dominuar bindshëm në mesfushë nga Liverpuli, i cili zgjodhi të sulmojë në mënyrë të kontrolluar, pa i dhënë mundësi rivalit të shfrytëzonte kundërsulmin. Sidoqoftë, spanjollët me anë të kundërzbritjeve të tyre u shfaqën të rrezikshëm në disa momente, por jo sa për të bërë ndryshimin e madh. Forca mbrojtëse e Atletikos ishte e bazuar në disiplinimin taktik dhe në shtimin e radhëve difensive me dy breza, gjë që ia bëri të vështirë trajnerit Klop gjetjen e skemave që çonin tek porta. Sidoqoftë, në fundin e pjesës së parë Liverpuli arriti të gjente golin, pasi një krosim nga këndi, në të djathtë të sulmit vendas, gjeti në zonë Vijnaldum, i cili me një gjuajtje të bukur brenda zonës ia doli të shënojë me kokë golin për Liverpulin, gol që jo vetëm e çliroi psikologjikisht skuadrën e kuqe angleze, por i dha mundësinë të shkojë në dhomat e zhveshjes në epërsi. Në pjesën e dytë Liverpuli ruajti një profil të lartë dominimi në skemën ofensive, por Atletiko u ngjesh prapa dhe la pak hapësira. Rasti i parë serioz ishte ai i minutës së 66-të kur anglezët goditën shtyllën. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Liverpulit, me Salah e Mane, rezultati nuk ndryshoi dhe për të përcaktuar finalistin u desh koha shtesë 30 minutëshe. Anglezët shënuan pas 4 minutash lojë nnjë gol të bukur me anë të Firminos, duke ngjallur besim për më tej, por Atletiko do të shfrytëzonte në maksimum një gabim të portierit të Liverpulit, dhe në kundërsulm arrin të ngushtojë shifrat në 2-1 me anë të Lorentes. I njëjti lojtar do të shpërthente në minutën e fundit të fraksionit të parë të shtesës, pas pasimit të Moratës, duke mposhtur sërish portierin Adrian. Festa e Simeones është e çmendur. Klop kërkon nga të tijtë të mobilizohen në fund, por Atletiko e mbrojti me pathos portën e në fund duke u kualifikuar në çerekfinale të Champions League. Madje në fund shënoi Morata golin e tretë e të nokautit për Atletikon. Ndërsa kampionët në fuqi, Liverpuli, eliminohen. Ndeshja tjetër e mbrëmjes, ajo e luajtur në “Parkun e Princave” në Paris të Francës, midis Paris San Zhermenit dhe Borusias së Dortmundit, ishte jo vetëm spektakolare, por edhe me gola. Takimin e parë midis tyre e kishin fituar gjermanët me rezultatin 2-1, kështu që parizienët ishin në vështirësi. Madje në 20 minutat e para, pavarësisht dominimit francez, goli dukej ende larg. por braziliani Nejmar bëri diferencën në minutën e 28-të me golin e tij, kurse në fundin e pjesës së parë shënuan Huan Bernard, që dyfishoi shifrat dhe i dha një avantazh të madh PSG-së të mendonte përmbysjen e madhe e në të njëjtën kohë kualifikimin. Edhe pse në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, shifrat 2-0 i mjaftuan PSG-së të kalonte në çerekfinale të Champions League.