BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Atletiko frenon Juventusin, PSG poshtëron Realin e Madridit

Atletiko frenon Juventusin, PSG poshtëron Realin e Madridit

Dje në mbrëmje u luajtën duelet e para në Champions League në grupet A, B, C dhe D, ku pati emocione të shumta dhe jo pak surpriza. Padyshim, kryedueli i mbrëmjes ishte ai mes Atletikos së Madridit dhe Juventusit. Me një merkato mjaft aktive dhe me lojtarë cilësorë të afruar në verë, Atletiko po sfidon pretendentët europianë në Champions dhe të paktën në 45 minutat e para të ndeshjes së djeshme ndaj Juventusit, në kuadër të grupit D. Në këtë fraksion loje, spanjollët ishin fizikisht dhe faktikisht më mirë dhe krijuan më shumë raste se italianët, të cilët ishin të paqartë në mesfushë dhe nuk arritën të krijonin rastet e duhura. Ronaldo pati vetëm dy goditje në portë në pjesën e parë, një me këmbën e djathtë e një me kokë, por në tërësi ishte i izoluar, ndërsa Higuain në pjesën e parë thuajse nuk kapi top me këmbë. Nga ana tjetër, talenti portugez Zhao Feliks ishte panik në zonën juventine dhe De Ligt që shkëlqeu me Ajaksin sezonin e shkuar pati vështirësi në 45 minutat e para. Gjithsesi, as Diego Kosta, e as Feliks nuk arritën të kalonin portierin Shezni. Por situata ndryshon për mirë në pjesën e dytë në favor të “Zonjës së Vjetër. Që në minutën e parë të kësaj pjese Juventusi shënon me anë të Kuadrados, që u shërbye si duhet nga Higuain. Me kalimin e minutave Juventusi nisi të kontrollojë lojën, ndërsa Atletiko gaboi jo pak në mbrojtje dhe në minutën e 65-të “Zonja” e ndëshkoi me Matuidi. Por Atletiko do të reflektonte në 25 minutat e fundit të takimit, duke barazuar shifrat 2-2. Fillimisht shënoi Saviç në minutën e 70-të, kurse Herrera barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.  Po në këtë grup, Bajer Leverkusen hasi në vështirësi me Lokomotivën e Moskës, duke humbur 1-2. Në grupin A, Angel Di Maria shkatërroi ish-ekipin e tij, Realin e Madridit, duke i dhënë fitoren Paris San Zhermenit. Argjentinasi shënoi dy gola për francezët në pjesën e parë, në minutën e 14-të dhe 33-të, ndërkohë që Gareth Bejl humbi penallti në minutën e 35-të, duke dobësuar shanset e Realit për pikë. Në pjesën e dytë Munier shënoi golin e tretë për PSG-në (3-0). Po në grupin A Klub Bruzh barazoi me Gallatasarain 0-0, e vetmja ndeshje pa gola ditën e djeshme. Në grupin B, Totenhemi u ndal në barazim 2-2 në Athinë nga Olimpiakosi, kurse Bajerni i Mynihut mundi Cërvena Zvezdën 3-0, me golat e shënuar nga Koman në pjesën e parë dhe Levandovski e Muller në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Në grupin C, Mançester Siti bëri detyrën ndaj Shakhtjor Donetckut, ku skuadra e Guardiolës fitoi me shifrat 3-0 në transfertë, një hap përpara drejt kualifikimit. Surprizë në këtë grup ishte Dinamo e Zagrebit, e cila mposhti thellë Atalantën me shifrat 4-0.

Adriatik BALLA