
Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Atletiko Madrid zyrtarizon largimin e Diego Kostës, pasuesi mund të jetë Milik i Napolit

Shkruar nga Adriatik BALLA 30 Dhjetor 2020

Merkato do të hyjë në fuqi zyrtarisht më 1 janar, ndërkohë që disa klube kanë nisur t’i bëjnë lëvizjet e tyre ende pa ardhur afati i transferimeve. Në fakt, po projektojnë lëvizjet e tyre për të cilat kanë punuar prej kohësh. Në Madridi po ndodhin lëvizje surprizuese. Kështu, Atletiko po largon një sulmues për të afruar një tjetër. Nuk është e rastësishme kjo lëvizje, pasi ishte paralajmëruar prej disa javësh. Kështu, referuar medieve sportive spanjolle, Atletiko Madridi ka arritur marrëveshje me Diego Kostën për ndërprerjen e kontratës së sulmuesit spanjoll, i cili e kishte kërkuar largimin nga klubi ditë më parë. Kosta kishte marrëveshje me Atletikon deri në qershor të vitit 2021, por i kërkoi klubit t’ia ndërpresë kontratën për shkaqe personale. Kjo nënkupton se 32-vjeçari do të jetë i lirë t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër falas sapo të hapet afati kalimtar i dimrit në janar. “Atletiko Madrid dhe Diego Kosta kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së sulmuesit, e cila do të mbaronte më 30 qershor 2021”, thuhet në një komunikatë për media të Atletikos. Më tej vijohet me urimin për lojtarin që të gjejë vetveten, duke e përgëzuar për atë që dha me fanellën e Atletikos. “Klubi e falënderon Diego Kostën për përkushtimin gjatë këtyre viteve dhe ia dëshiron atij më të mirën për etapën e ardhshme në karrierë”, citohet në njoftimin e klubit për këtë rast. Ndërkohë, Atletiko nuk ka humbur kohë por është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Kostës. Kështu, është pikasur Arkadiusz Milik, i cili ka qenë prej kohësh një “mish i huaj” në projektin e Napolit, pas dështimit për të rënë dakord për rinovimin e kontratës, e cila do të përfundojë më 30 qershor. I joshur dhe i braktisur nga Juventusi, shumë afër Romës në fund të merkatos së verës, polaku mbeti pa dëshirë në hijen e Vezuvit dhe tani dritarja e janarit (e lëvizjes së futbollistëve) shfaqet si shansi i fundit që Napoli të përfitojë diçka nga kartoni i tij. Siç raportohet nga “Marca”, në orët e fundit Atletiko e Madridit duket se ka fituar terren në garën për të mbërritur te polaku, pas kërkesës së Diego Kostës për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën për arsye personale. Në rast ndarjeje me spanjollin, Simeone do të kishte vetëm Suarezin në rolin e qendërsulmuesit. Milik do të ishte alternativa e përsosur, por problemi më i madh është rezistenca e Napolit, që kërkon 15-18 milionë euro për kartonin e tij. Shifër kjo që “Los Colchoneros” do të preferonin të mos e shpenzonin për një lojtar i cili gjatë verës do të jetë i lirë. Atletiko mund të përfitojë nga qëndrimi e Napolit për të mos e shitur futbollistin në një ekip italian. Milik nuk ka luajtur një ndeshje me Napolin që nga 8 gushti. Ai pret me padurim t’i jepet mundësia për të luajtur, pasi në verë synon të jetë pjesë e Europianit me Poloninë. Milik do ta pëlqente një transferim të tillë për të fituar terren të ri në karrierën e tij, larg presionit të Napolit.
Më të lexuarat


Gjimshiti e Berisha në çerekfinale të Kupës së Italisë, dyshja kuqezi e sigurt në skemën e Rejës në Kombëtare

Vllaznia e pandalshme në rrugën drejt titullit, Kukësi del “offside”

MIlani merr goditjen e rëndë

Milani bën goditjen e parë në këtë merkato, Interi në krizë tenton të shesë lojtarë

Vajushi në qendër të vëmendjes, Avelino dëshiron ta kthejë në Serie B

Ushtar “Telushi” flet nga Azerbajxhani: Bëra mirë që ika nga Superiorja, tek Neftçi ka më shumë cilësi

Nuk është Klop, as Guardiola, trajneri më i mirë i dekadës zgjidhet Simeone

Llazani: Alarmante, jemi i vetmi vend me basketboll të pezulluar

Ndërhyri Avni Ponari, FIBA Europe letër qeverisë Rama: Riktheni basketbollin!

Vllaznia frikë të hyjë në merkato, shkodranët vihen në mbrojtje të grupit aktual
