BREAKING NEWS

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se po përpiqet të asgjësojë PD, aktivistja ngre dyshime se Berisha po luan blofin me dosjen “McGonigal”

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se
x
BREAKING NEWS

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn
x
BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x

Sport

Atletiko prezanton blerjen e bujshme nga Barça, Depaj erdhi për 3 mln euro

Atletiko prezanton blerjen e bujshme nga Barça, Depaj erdhi për 3

Një nga lëvizjet më të bujshme në kampionatin spanjoll në këtë merkato dimri ndodhi ditën e djeshme, pasi futbollisti Memfis Depaj la Barcelonën për Atletikon e Madridit. Nuk është vetëm kalimi i tij nga Katalonja në Madrid, por edhe fakti se në këtë transferim ka lëvizje të dyfishtë për të cilën palët kishin rënë dakord që më parë. pra, dje Atletiko Madrid ka zyrtarizuar blerjen e Memfis Depaj. “Colchoneros” arritën marrëveshjen me Barcelonën mbi bazën e 3 milionë eurove, ndërkohë që sulmuesi holandez ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e ri. Akordi mes dy klubeve iberike përfshin një opsion blerjeje preferenciale, por jo të detyrueshme për lojtarin Janik Karrasko nga ana e Barcelonës për një shumë rreth 20 milionë euro. 28-vjeçari u kërkua edhe nga Interi, por zgjodhi të mos largohej nga La Liga. Aventura në “Camp Nou” nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar, sulmuesi zhvilloi vetëm katër ndeshje këtë sezon, ndërkohë që të vetmin gol e realizoi në suksesin 3-0 ndaj Elçes. Depaj numëron 86 ndeshje dhe 43 gola me kombëtaren holandeze. Lojtari kreu të enjten vizitat mjekësore dhe po pret me padurim debutimin me Atletiko Madrid, ekip ku shkon për të zëvendësuar Joao Feliks, i cili u huazua te Çelsi në Premier League. Ndërkohë, nga mediat spanjolle mësojmë se menaxheri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka lënë të kuptohet se skuadra e tij ka nevojë që të këtë një sulmues të ri, pas largimit të Depaj. Lajmi erdhi pasi që Memfis Depaj u largua për në Atleti dje, me klubin e Madridit që e mori sulmuesin siç thamë më lart për tre milionë euro. Kurse, pas fitores bindëse të Barcelonës prej 5-0 kundër Ceutas dje, Ksavi ka spekuluar duke thënë që skuadra ka nevojë për më shumë fuqi në sulm. “Nuk e di nëse do të vijë ndonjë transferim i ri në skuadër, por me largimin e Memphis Depaj, mendoj që është e domosdoshme që do të nënshkruajmë me një sulmues”, tha Ksavi. “Ne do të shohim për mundësitë që do na shfaqen dhe do të jemi mirë”. Memfis nuk ishte një titullar i rregullat për Barçën muajt e fundit. Por, ai ishte i vlefshme për skuadër, i cili mund të luajë në disa pozita të sulmit. Holandezi ishte raportuar kishte planifikuar që të largohet në verë, por Atleti e mori atë nga “Camp Nou”. Nënshkrimi me një lojtar të ri për Barçën do të jetë i vështirë, megjithatë, për shkak të rregullave strikte financiare. Blaugrana po kërkon opsione në sulm këtë merkato, pavarësisht që ata janë nën mbikëqyrje financiare.