BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Sport

Australia fitore të trefishtë olimpike, siguron të drejtën e pritjes së Lojërave më 2032

Australia fitore të trefishtë olimpike, siguron të drejtën e

Kandidaturë rivale nuk pati, kështu që fitoi e vetmja kandidaturë zyrtare. Pra, Olimpiada dhe Paraolimpiada e vitit 2032 do të zhvillohet në Brisbane, në Australi dhe pas sesionit të 138 të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të mbajtur në Tokio erdhi dhe lajmërimi zyrtar. “E dimë se çfarë shërben për t’iu ofruar Lojërave suksesin”, ju tha nëpërmjet një lidhjeje video kryeministri australian Skot Morrison anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Australia do të presë në këtë mënyrë Lojërat Olimpike për herë të tretë në histori, pas Melbourne -1956 dhe 32 vjet pas Sidney-2000 vjen Brisbane-2032. Një zgjedhje që ndryshon edhe sezonin e Lojërave duke qenë se për Olimpiadën e 35-të do të garohet gjatë dimrit, dhe jo në verë siç ndodh tani në Hemisferën e Veriut. I kuptueshëm entuziazmi i delegatëve australianë që ndodhen në Tokio. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme , deklaroi Riçard Kolbek dhe Adrian Shriner,- po punojmë prej shumë vitesh për këtë projekt, dhe sot për ne është si të prekim qiellin me dorë. Ne kemi gati shumë struktura dhe të tjera do të realizohen. Por duke patur parasysh edhe buxhetin tonë besoj se zgjedhja e Brisbane është e duhura pasi i kemi bërë mirë llogaritë dhe kemi një buxhet në linjë me mundësitë tona. E dimë se me çfarë vështirësish përballemi por jemi gati”, theksoi një nga zyrtarët e sportit të Australisë. Ndërkohë, garat e Olimpiadës së Tokios kanë nisur, edhe pse ceremonia e hapjes së Lojërave do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme, pra të premten. Kështu, futbollistet e Suedisë kanë befasuar Përfaqësuesen e SHBA-së, në ndeshjen e parë të turneut olimpik që u luajt të mërkurën në Tokio. Në duelin e Grupit G, Suedia triumfoi me rezultatin 3:0 ndaj amerikaneve, që konsiderohen favorite për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në fakt, SHBA-ja është kampione e botës në fuqi dhe ka të fituara katër medalje të arta olimpike (1996, 2004, 2008, 2012). Për amerikanet është humbja e parë pas një serie prej 44 ndeshjeve në Lojërat Olimpike. Te Suedia, Kosovare Asllani ishte startuese dhe luajti gjatë tërë ndeshjes. Stina Blackstenius (25’, 54’) dhe Lina Hurtig (72’), shënuan për fitoren dhe startin bindës të Suedisë në turneun olimpik. Ndeshjen e dytë të Grupit G, Suedia e luan të shtunën kundër Australisë derisa në të njëjtën ditë, SHBA-ja përballet me Zelandën e Re. Ndërkohë, me fitore turneun olimpik e ka nisur edhe Britania që në ndeshjen e parë të Grupit E, triumfoi ndaj Kilit me rezultatin 2:0.