Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Autori i golit/ Xhaka, rikthimi i bujshëm i mesfushorit kuqezi

Postuar: 09/09/2018 - 07:54

Rrugëtimi i Taulant Xhakës me Kombëtaren Shqiptare është shoqëruar gjithnjë me komente nga të gjithë. Çdo gjë nisi me zgjedhjen e tij, shumë të duartrokitur sepse preferoi të veshë fanellën kuq e zi, ndërsa edhe me emocionuese akoma u bë kjo situatë, kur merrej parasysh fakti se i vëllai, Graniti luan për Zvicrën. Paraqitje pozitive, por në hero dhe idhull u shndërrua në Beograd, ku përveç dronit, të gjithë kujtojnë se sa shumë luftoi veçanërisht ai, që flamuri të mos përdhosej. Euro 2016, kapitull më vete, nga një ëndërr e bukur, në pasoja të tjera. Sfida ndaj të vëllait e emocionoi jo vetëm atë, por të gjithë Shqipërinë, dhe zëvendësimi në atë ndeshje nuk e la të kënaqur, këtë fakt nuk u mundua ta fshihte për asnjë çast. Pavarësisht të gjithave, problemet e vërteta lindën disa muaj më pas, kur marrëdhënia e Taulantit me De Biazin u ftoh deri në një pikë ku të dy nuk mund ta mbanin më të fshehtë, dhe nisën akuzat drejt njëri-tjetrit, dikush ca më të frenuara e dikush më të drejtpërdrejta. Trajnerët vijnë e ikin, në mbetemi, ishte një nga fjalitë e Taulantit dhe në fakt kishte të drejtë. De Biazi u largua e me Panuçin në krye, nuk është se Taulanti e nisi aq mirë sa mendohej. E madhe u bë historia se si lojtari e la trajnerin ta priste në Zvicër për orë të tëra e në fund nuk mundi ta takonte, kur italiani donte t’i fliste për rikthimin në kombëtare. Gjithsesi Kristian Panuçi u tregua i qetë dhe i hapi edhe njëherë derën Xhakës, ndërsa ky ia shpërbleu ashtu siç Panuçi ndoshta nuk do e kishte imagjinuar. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 09:04

Kolumbia ka mundur 2-0 Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Postuar: 16/06/2019 - 07:56

Brazili është padyshim lider i futbollit botëror, jo vetëm me kupa bote të fituara më shumë nga t

Postuar: 16/06/2019 - 07:55

Kukësi po projekton ekipin e sezonit të ri, më së pari duke e bërë gati për sfidat e mëdha në Lig

Postuar: 16/06/2019 - 07:53

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, natyrisht arritjet dhe mangësitë e veta.

Postuar: 15/06/2019 - 07:21

Kanë marrë fund dilemat për drejtimin e Milanit, sepse ish-tekniku i Sampdorias, Mario Xhiampaolo

Postuar: 15/06/2019 - 07:20

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer që Partizani ka arritur marrëveshje me Franko Lerdën, tekni

Postuar: 15/06/2019 - 07:19

Tre klube të njohura të Anglisë janë gati të bëjnë çmenduri financiare për gardianin e përfaqësue