BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Sport

Avdijaj ironizon Tiranën: Vllaznia skuadra që më nxjerr kampion

Avdijaj ironizon Tiranën: Vllaznia skuadra që më nxjerr kampion

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e para të Kategorisë Superiore për vitin 2021. Nuk pritet të ketë surpriza, pasi skuadrat do të kenë vijueshmërinë e tyre, me disa ndryshime që sjell merkato e dimrit. Natyrisht, kryendeshja e kësaj jave është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët janë në krye të renditjes dhe duan suksesin e radhës, por këtë herë e kanë të vështirë sepse Teuta është “kockë e fortë”. Ndërkohë, Vllaznia ka bërë një afrim të rëndësishëm në merkato, duke afruar një lojtar që ishte më parë i Tiranës. Madje vetë futbollisti është shprehur ironik karshi bardhebluve, duke besuar se ka zgjedhur ekipin e duhur dhe se në Shkodër ka ardhur për të fituar titullin kampion. Kështu, pasi u zyrtarizua nga ana e drejtorit sportiv Matko Djarmati, Albion Avdijaj ka dalë në konferencë për shtyp duke i prezantuar si afrimi më i ri i Vllaznisë. Ish-sulmuesi i kombëtares Shpresa ka theksuar se ka qenë prej 3 muajsh në kontakte me shkodranët dhe se zgjodhi Vllazninë për shkak të relatave shumë të mira me trajnerin Brdariç. “Nuk kam çfarë flas për çfarë ka ndodhur tek Tirana. E kam mbyllur këtë kapitur dhe nuk më intereson më. Të shohim përpara! E kam parë lojën e ekipit dhe duhet të tregoj veten. Me Thomas jam prej dy-tre muajsh në kontakt, e kam pasur profesor në ekipin e dytë të Volfsburg. Kështu që kam besim dhe s’kam ç’flas më shumë thjesht e tregoj në fushë. Nuk bëj premtime për gola. Kam besim se Vllaznia mund ta fitojë titullin sepse e di sesi punon profesori dhe shoh se janë ekip, që të gjithë bashkë duan të arrijnë diçka”, u shpreh Avdijaj.

Bërdariç: Të gjithë duan të na parakalojnë, por ne të shpejtë

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç është i vetëdijshëm se pritshmëria te shkodranët është rritur dhe se skuadra tashmë ka detyrë që në këtë vit të mbrojë vendin e parë. Në konferencën para ndeshjes me Teutën, ai shpjegoi se tani të gjithë kërkonin të arrinin ekipin e tij në krye dhe kjo e bënte punën më të vështirë. “E kemi filluar vitin me plotësimin e skuadrës me një sulmues të mirë dhe po shohim gjithmonë përpara se ajo që ka kaluar, ka kaluar. Ne jemi skuadër që do të përmirësohet dhe të vazhdojë punën e përkushtimin. Duam të tregojmë paraqitje si vitin e kaluar. Jemi në një pozitë ku çdokush duhet të na kapë dhe mundë, jemi në vend të parë dhe duhet ta mbrojmë e do ta tregojmë ndaj Teutës nesër. E njohim Teutën, e kemi parë si luajnë dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë, ka trajner me eksperiencë, fituese e Kupës. Mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë, do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës”, tha Bërdariç. Më tej tekniku gjerman i Vllaznisë foli për ekipin e tij, duke thënë se ka punuar me përkushtim deri tani. “E kemi filluar nga zero në verë dhe mendoj se u kemi treguar të gjithëve në qytet se me këtë përkushtim e përpjekje, skuadra është e përshtatshme, është konkurruese. E dimë se çfarë duhet të bëjmë me Matkon e stafin teknik. Sigurisht edhe lojtarët, jemi një ekip dhe mendoj se jemi në një situatë se kur një lojtar do të ikë, duhet të afrojmë të tjerë dhe ata të jenë të përshtatshëm për ekipin. Kështu u mor vendimi edhe për Albionin. Ai ka karakter, është një lojtar që njoh dhe vendimin e morëm bashkë. Duhet të tregojmë në transferime jo vetëm aftësinë e lojtarit, por edhe nëse është i përshtatshëm për ekipin dhe kjo është vendimtare”, nënvizoi më tej ai. Në fund., Bërdariç foli për merkaton, duke nënvizuar se nuk e kanë me ngut për të bërë lëvizje. “Kemi dhënë shumë dhurata këto 6 muaj. Nuk jemi me ngut të afrojmë lojtarë. Nëse gjejmë lojtarë të mirë për këtë klub dhe mund të paguajmë rrogat, mund të bëjmë diçka. Nuk ka asnjë gjë të veçantë për të folur për momentin. Kur të kemi diçka do të flasim”, shtoi Brdariç.