
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Babai i Mesit takon Laportën, argjentinasi mund të kthehet tek Barça, tifozët në delir

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Qershor 2023

Barcelona duket se e ka kaluar krizën disavjeçare të saj dhe tani është në pozita më të mira. Fitimi i titullit kampion ka ndikuar pozitivisht për imazhin e klubit dhe raportet me UEFA-n nuk duken aq të tendosura si më parë. pra një erë e re po fryn për klubin katalanas, teksa kanë nisur negociatat për të rikthyer Lionel Mesin në ekip. Ky i fundit ka mbyllur bashkëpunimin me Paris San Zhermen dhe do të gjejë ekip të ri, ndaj rikthimi shihet i mundshëm. Thënë ndryshe, Lionel Mesi e mbylli me PSG-në dhe të gjithë po presin me interes të madh se ku do të transferohet. Do të dëgjojë zemrën dhe do të rikthehet te Barcelona e tij e dashur apo do të pranojë milionat nga Arabia Saudite? Në “Camp Nou” e presin krahëhapur, dhe po përgatiten për rikthimin e madh. Babai i kampionit të botës, Jorge Mesi është takuar gjatë ditës së sotme me Joan Laportan, presidentin e Barcelonës. Një takim sekret ku është folur mbi mundësinë e rikthimit të shtatë herë fituesit të Topit të Artë në skuadrën ku shkroi historinë dhe kaloi vitet më të bukura. “Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas. Fjalë që ngrohin zemrat e popullit katalanas. Mesi është një idhull dhe simbol te katalanasit dhe në “Camp Nou” janë gati për historinë e dytë të dashurisë mes Mesit dhe skuadrës së tyre të zemrës. Por a do të mundte Mesi të rikthehej tek Barcelona? Kjo duket pak e vështirë për shkak të shifrave ekonomike që kërkon “pleshti” argjentinas. Pra Mesi është i shtrenjtë dhe rroga e tij mund të jetë barrë për klubin katalanas. Edhe pse mes palëve ka mirëkuptim dhe miqësi, duket se në praktikë realizimi i një lëvizje të tillë vështirë se ndodh. Në fakt, pranohet që ndarja e pashmangshme PSG-Mesi dha sinjalet e para te Barcelona se pista e rikthimit të “pleshtit” në Katalonjë do të ndizte “dritën e gjelbër”. Pas humbjes me Seltën, presidenti i Barçës, Laporta, nuk i ka rezistuar dot thirrjeve të tifozëve “blaugrana”, të cilët kërkonin të dinin më tepër se çfarë do të ndodhë me mundësinë që Leo të zbarkojë serish në “shtëpi”: “Është shumë e vështirë, do të shohim. Po bëjmë aq sa mundemi, pjesa tjetër nuk na takon neve”, pohonte 60-vjeçari. Replika e presidentit u diktua lehtësisht për faktin se shenjat pozitive që operacioni “Mesi” të mbyllet me sukses janë drejt “fikjes”. Gjithsesi, në “Kamp Nou” ende besojnë se ai mund të riveshë fanellën blaugrana, ndaj shpresojnë që “Pleshti” të jetë sërish i tyre.
Më të lexuarat


Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë

E thonë shifrat, Bellingam është lojtari më i keqtrajtuar në La Liga

Tmerr në Francë/ Futbollisti i njohur kërcënon se do të hidhet nga ura, zbardhen detajet
