BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x
BREAKING NEWS

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të operacionit që shkatërroi tetë grupe kriminale

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha
x

Sport

Babai i Nejmar: Im bir nuk iku nga Barça prej Mesit, ai asnjëherë s’e ka pasur plan të bëhet më i mirë se ai

Babai i Nejmar: Im bir nuk iku nga Barça prej Mesit, ai

Babai i Nejmarit, njëherësh menaxher i tij, i ka hedhur poshtë zërat që pretendojnë se braziliani u largua e ishte në hijen e Mesit

Paris San Zhermen e dominon futbollin në Francë, por ajo ende nuk po mundet të fitojë Ligën e Kampioneve, pavarësisht investimeve qindra milionëshe të sheikut Al Kheilaifi. Kjo ndodh ngaqë PSG nuk ka një përvojë të gjatë në nivele të larta të këtij kompeticioni dhe yjet jo gjithmonë funksionojnë në një skuadër. Madje, për ta përmbushur këtë mision sheiku i PSG-së ka sjellë këtë sezon edhe më të mirin e historisë, Lionel Mesin, por kritikët janë skeptikë që do të mund ta përmbushë këtë mision të madh. Ndërkohë, një rivalitet me Nejmar duket se zë faqet e para të medieve, por këtyre zërave u ka dalë kundër babai i lojtarit brazilian. “Nejmari kurrë nuk ka dashur të bëhet më i mirë se bashkëlojtari i tij Lionel Mesi dhe nuk u largua nga Barcelona për të dalë nga hija e argjentinasit në vitin 2017”, është shprehur ndër të tjera braziliani Nejmar Santos Jr. Nejmari iu bashkua Paris San Zhermen nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shumë rekorde sot e asaj dite, 222 milionë euro. Ishte thënë në atë kohë se braziliani donte të dilte nga hija e Mesit për t’i pushtuar majat e futbollit botëror, por një gjë të tillë është mohuar tani nga babai i tij në Dokumentarin e Netflixit për jetën e Nejmarit. Nejmar dhe Mesi u bënë sërish bashkëlojtarë katër vjet më vonë, pasi ky i fundit u largua nga “Camp Nou” për t’iu bashkuar PSG-së. “Biri im nuk u largua nga Barcelona me kërkesën time. Ai ishte në një vend të rehatshëm dhe donte të largohej. Ai i i kishte vënë vetes një synim. Ai kurrë nuk ka dashur të bëhet më i mirë se Mesi, nuk e bëri (s’u largua) për të dalë nga hija e Messit. Në fakt, Nejmari e adhuron Mesin”, tha babai i Nejmarit. Ndërkohë, Paris San Zhermenka njoftuar se braziliani Nejmar ka filluar të vrapojë përsëri në stërvitje, dy muaj pasi e lëndoi nyjën e këmbës së majtë. Nejmar pësoi lëndim në nyje gjatë fitores së PSG-së 3:1 kundër Saint-Etiene në fund të nëntorit dhe në atë kohë mjekët e klubit thanë se ai do të mungonte rreth tetë javë. “Nejmari ka filluar të vrapojë përsëri sot dhe tani e ka nisur fazën e rifitimit të kondicionit në fushë”, njoftoi PSG-ja. PSG-ja do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt në Paris. Nejmari shpreson se deri atëherë do të jetë i gatshëm për të luajtur. Duhet thënë se kalimi i Mesit në Paris është pritur mirë nga Nejmar dhe ata të dy bashkë funksionojnë mjaft mirë, por në gjirin e skuadrës ka një të pakënaqur nga afrimiteti i dyshes amerikanojugore. Dhe ai është Kilian Mbape, që me gjasë në verë do t’i bashkohet Realit të Madridit.