BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Sport

Bajerni i Nagelsmanit “makineri golash”, shënon 5 rrjeta për çdo ndeshje

Bajerni i Nagelsmanit “makineri golash”, shënon 5 rrjeta

Bundesliga gjermane komandohet nga Bajerni i Mynihut, i cili është zotërues absolut i shumicës së trofeve të futbollit gjerman në historinë e kampionatit dhe kupës së këtij vendi. Jo vetëm kaq, por pasi ka fituar çdo titull në dhjetë vjetët e fundit, Bajerni po përgatitet të fitojë këtë herë edhe Champions League, sepse i ka rritur pretendimet. Për ta mundësuar suksesin e tij, Bajerni bëri ndryshime në pankinë. Kështu, pas largimit të Flick, në krye të grupit erdhi Nagelsman dhe skuadra në drejtimin e tij po dhuron befasi të mëdha. Kështu, falë skemave taktike dhe grupit cilësor, Bajerni është shndërruar në një makineri golash pas ardhjes së trajnerit të ri, Nagelsman, pasi ka saktësisht një mesatare prej 4.75 golash të shënuar për ndeshje. Me Nagelsman Bajerni fluturon, pasi në 8 ndeshje sezonale bavarezët kanë shënuar në total 38 gola. Fituan Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, gjunjëzuan Barcelonën në “Camp Nou” dhe nga e diela janë edhe të parët në Bundesliga. Një nisje perfekte. Te numrat ndikon natyrisht edhe rezultati 12 -0 ndaj Bremer Sv në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, por edhe pa atë ndeshje statistikat do të ishin vërtet impresionuese, 26 gola në 7 ndeshje, me një mesatare prej 3.7 golash për çdo takim. Shtatë fitore dhe një barazim, ka regjistruar skuadra e Nagelsman, që ekzaltohet në sfidat e mëdha, pasi mposhti 3-1 Dortmundin, 3-0 Barcelonën dhe 4-1 Leipzigun. Papritmas edhe mbrojtja, që në vitet e fundit ka rezultuar shpesh pika e dobët e skuadrës, ka filluar dhuron siguri. Janë vetëm 5 golat e pësuar në 8 ndeshjet e para sezonale, vetëm 1 në pesë takimet e fundit. Levandovski me 7 gola në 5 ndeshje të kampionatit, është i pari (bashkë me Haland-) mes golashënuesve më të mirë në 5 kampionatet më të rëndësishëm të Europës. Gnabri, Sane, Musiala, Muller e madje dhe Kimiç që të shtunën realizoi dygolëshin e parë të karrierës, të gjithë po shënojnë duke dhuruar dhe asiste. Edhe pse numrat janë të jashtëzakonshëm, Bajerni mund të rritet edhe më. Në këtë sezon janë ende në “të thatë” si Koman, ashtu dhe Goretzka që ende nuk kanë shënuar. Francezi është jashtë fushe për një problem në zemër, ndërsa mesfushori gjerman duhet të gjejë ende formën më të mirë pasi humbi nga faza përgatitore për shkak të Europianit. Ka kohë për ti rigjetur, ka kohë për t’u përmirësuar ende, edhe sepse për momentin, edhe pa ta Bajerni i Nagelsmann “asfalton” kundërshtarët me festival golash.