Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bajerni mposht Leipzigun dhe fiton Kupën e Gjermanisë, Valencia mposht Barçën e Mesit

Postuar: 26/05/2019 - 07:52

Mbrëmjen e djeshme u luajtën finalet e kupave në disa vende europiane si në Gjermani, Spanjë, Portugali apo Skoci. Në Portugali fitoi Sportingu i Lisbonës me penallti ndaj Portos, pasi loja 120-minutëshe u mbyll në barazim 2-2. Në Skoci Sëlltiku fitoi 2-1 ndaj Harts, ndërsa në Spanjë surpriza ishte Valencia që mundi Barcelonën 2-1. Leo mesi ishte më i spikaturi për blaugrana, por nuk mjaftoi vetëm një gol i tij në pjesën e dytë, pasi Valencia shënoi dy herë në mesin e pjesës së parë. Ishte një sukses i madh për Valencian, e cila do të diskutojë me Barcelonën edhe Superkupën e Spanjës në muajin gusht. Megjithatë, në finalet e mbrëmshme kishte një skuadër që nuk e diskutoi trofeun dhe ajo ishte padyshim skuadra bavareze e Bajernit të Mynihut, e cila mposhti në finale Leipzigun me rezultatin 3-1. Bajerni i Mynihut vinte në finalen e mbrëmshme të Kupës së Gjermanisë si skuadër favorite për trofeun dhe loja që bëri ishte në lartësinë e kërkuar, duke përmbushur pritshmëritë. Por hasi në vështirësi sidomos në minutat e para të ndeshjes, ku Leipzigu krijoi raste të mira shënimi dhe bllokoi Bajernin në gjysmëfushën e tij. Megjithatë, bavarezët e morën veten shpejt dhe në minutën e 29-të ishte një gol me peshë i Robert Levandovskit që solli entuziazëm në kampin bavarez, duke kaluar Bajernin në epërsi. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej me shifrat 1-0 për bavarezët, të cilët ishin dukshëm më kërkues dhe dominues në tapetin e gjelbërt. Në pjesën e dytë Bajerni nuk do ta ulte tempin e lojës së tij, diktuar kjo dhe nga kualiteti i lartë teknik i lojtarëve të tij. Dhe diferencën e bën mesfusha, që kushtëzon një përqindje të mbajtjes së topit mbi mesataren, konkretisht 58%-42%, dominim që u reflektua edhe në rastet e krijuara dhe numrin e goditjeve drejt portës edhe atyre në kuadrat. Parë në tërësi, ky dominim kushtëzoi dhe rezultatin, pasi në mesin e pjesës së dytë Leipzigu u hap në fushë për të kërkuar golin e barazimit dhe kjo solli edhe ndëshkimin e tij. Edhe pse krijoi disa shkëndija të mira në sulm dhe i luajti të gjitha kartat për të barazuar shifrat, Leipzigut i mungoi qartësia në veprimin e fundit dhe nuk pati forcën për të gjetur rrjetën e portës së kundërshtarit. Dhe rregulli i futbollit “po nuk shënove e pëson”, vlejti edhe këtë herë në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi në minutën e 78-të ishte Kingsli Koman që dyfishoi shifrat për Bajernin dhe me këtë rezultat bavarezët u çliruan psikologjikisht dhe e futën ndeshjen dhe fitoren në “shinat” e duhura të suksesit. Leipzigu nuk u dorëzua dhe bëri përpjekjen e fundit të gjetur të paktën një gol nderi, por ishin përpjekje të dëshpëruara pasi Bajerni me moral të lartë nuk la hapësira. Në minutën e 85-të ishte sërish polaku Robert Levandovski që shënoi golin për bavarezët, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke i vënë “kapak” fitores së Bajernit. Përfundimisht skuadra e trajnerit Niko Kovaç bën “bis”, sepse pas titullit kampion në Bundesligë të siguruar në javën e fundit të kampionatit gjerman, mbrëmë erdhi dhe trofeu i Kupës së Gjermanisë, duke e bërë Bajernin skuadrën që dominon në çdo aspekt futbollin e këtij vendi.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?