BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Bajerni shkatërron Lacion dhe sheh nga çerekfinalja, Çelsi i jep “leksione” Atletikos brenda në Madrid

Bajerni shkatërron Lacion dhe sheh nga çerekfinalja, Çelsi i

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me emocionet e radhës, me dy takime të nivelit shumë të lartë, të cilat nuk i zhgënjyen aspak teleshikuesit. Lacio pati përballë kampionët në fuqi të Europës, gjermanët e Bajernit të Mynihut, në duelin e parë midis tyre në këtë fazë të 1/8 e finales. Bavarezët e gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës, që në minutën e 9-të, me anë të të përhershmit Robert Levandovski. Dominimi i Bajernit në fushë është evident, pasi gjermanët kanë më shumë cilësi dhe eksperiencë për ndeshje të këtij niveli, prandaj janë dhe më komod në interpretimin e lojës. Në minutën e 24-t, një asist i Goretzkës bëri që Musiala të shënojë golin e dytë, duke e bërë Lacion të dalë krejtësisht nga “shinat”. Menaxhimi efikas i lojës he kontrolli i topit sollën edhe rastin tjetër me gol, në minutën e 42-të, kur Leroi Sane shënoi golin e tretë, duke bërë që Bajerni ta vulosë fitoren që në pjesën e parë të takimit. Me fillimin e pjesës së dytë Lacio bën një gafë në mbrojtje dhe në përpjekje për të shmangur rrezikun, Açerbi e çon topin në portën e tij. 0-4 në favor të gjermanëve dhe dukej gjithçka e mbyllur. Por Lacio arriti ta gjejë shpejt golin e nderit, pasi Jakin Korrea ngushtoi diferencën me golin e tij pas asistimit nga Luis Alberto. Me kalimin ne minutave Lacio, duke mos pasur asgjë për të humbur shumëfishoi forcat e saj sulmuese dhe krijoi shumë raste, duke e balancuar lojën. Bajerni u kujdes të mbrohej më shumë dhe të menaxhonte epërsinë e golave që siguroi që në pjesën e parë. Por pavarësisht përpjekjeve, Lacio nuk ia doli të shënojë dhe Bajerni fitoi 4-1, duke qenë me një këmbë në çerekfinale. Ndërkohë, Atletiko e Madridit priti mbrëmë Çelsin, në duelin e parë midis tyre në këtë fazë të UEFA Champions League. Anglezët ishin dominues absolutë në pjesën e parë, dëshmuar jo vetëm me mbajtjen e topit në masën 64%, por edhe me goditjet drejt kuadratit dhe rastet për gol. Megjithatë, pavarësisht dominimit në statistikat e lojës, Çelsi nuk arriti të shënojë në portën e Atletikos, e cila u mbrojt si duhet gjatë fraksionit të parë të lojës. Në pjesën e dytë shpejtësia në veprimet tekniko-taktike dhe epërsia fizike e skuadrës angleze sollën një dominim të dukshëm të lojës në fazën ofensive dhe ky ritëm e dominim u shpërblye në minutën e 71-të, pasi Oliver Zhirud realizoi pas një krosimi në zonë një supergol me roveshatë. Në fillim goli u anulua për pozicion jashtë loje, por VAR e konfirmoi si pozicion të rregullt atë të sulmuesit francez. Atletiko u përpoq të rregullonte diçka në lojën e saj, por nuk kishte freskinë e duhur, kjo dhe për faktin se skuadra e trajnerit Diego Simeone ka shpenzuar shumë energji në kampionatin spanjoll, ku mbajnë edhe vendin e parë në renditje. Duhet thënë se Çelsi mbajti ritëm të lartë loje në mesfushë dhe në sulm, gjë që u pa dhe nga statistikat e lojës, ku dominimi në ndërtimin e aksioneve dhe gjuajtjeve në portë shkonin në favor të anglezëve.