Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bajerni “shuplakë” Eintrahtit dhe shpallet kampion i Gjermanisë, vjen i 7-ti radhazi

Postuar: 19/05/2019 - 08:00

Bavarezët mposhtën me shifrat 5-1 ekipin e Eintrahtit të Frankfurtit dhe me 78 pikë shpallen kampionë të Gjermanisë, duke lënë prapa Dortmundin me 76 pikë

Bajerni i Mynihut shkëlqeu edhe një herë tjetër në kampionatin gjerman, duke fituar titullin kampion pikërisht në javën e fundit të Bundesligës dhe duke sikguruar trofeun e shtatë me radhë në kampionatin gjerman. Madje bavarezët i bënë një mbyllje spektakolare sezonit, duke fituar titullin e 29-të në historinë e klubit. Eintrahti i Frankfurt nuk përsëriti dot atë që bëri në finalen e Kupës së Gjermanisë një vit më parë pasi u shkërmoq nga bavarezët e trajnerit Niko Kovaç në stadiumin “Allianz Arena”. Përfundoi 5-1 për Bajernin në një ndeshje ku bavarezëve u mjaftonte edhe barazimi për të nisur lumin e birrës dhe për të ngritur lart trofeun. Largim më të bukur nga “Allianz Arena” nuk mund të kishte për dy legjendat e klubit bavarez, Frank Riberi dhe Arjen Roben, të cilët hynë në fushë nga stoli dhe realizuan dy golat e fundit që e çuan rezultatin në 5-1, ai i Riberi ishte vërtetë një vepër arti. Golat e tjerë për Bajernin u realizuan nga Koman, Alaba dhe Renato Sançes, ndërkohë që Haller barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 për miqtë. Në krahun tjetër Frankfurti mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme një sezon shumë pozitiv, madje duhet të falënderojë Mainz që përmbysi rezultatin ndaj Hofenheim nga 0-2 në 4-2, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Huter të pozicionohet e 7-ta dhe të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Europa League. Respektoi në maksimum kampionatin Borusia e Dortmundit që shpresoi deri në fund te titulli kampion duke fituar 0-2 derbin e Borusias së Munshengladbahut, të cilën e la jashtë UEFA Champions League. Pra, Borusia e Dortmundit regjistroi fitoren e radhës, por pa mundur të bëjë diferencën me Bajernin, i cili ruajti epërsinë prej dy pikësh deri në fund. Sa u takon verdhezinjve, ata fituan në xhiron e fundit ndaj Munshengladbahut, por arritur të ndryshojnë fatin për titull të Bundesligës, pasi Bajerni fitoi ndaj Frankfurtit për t’u shpallur kampion. 0-2 ishte rezultati final i ndeshjes së sotme në favor të skuadrës nga “Signal Iduna Park” e Dortmundit. Sanço e Rojs shënuan golat për ndeshjen e sotme. Dortmundi ka përfunduar sezonin në vendin e dytë në tabelën e renditjes në Bundesligë, me dy pikë më pak se kampioni Bajerni. Kurse Gladbahu në vendin e pestë ka 55 pikë dhe do të luajë në Ligën e Evropës. Ndërkohë, fitore me goleada për Bajer Leverkusenin dhe Volfsburgun. Aspirinat triumfuan 1-5 në transfertën kryeqytetase ndaj Herthas duke siguruar kualifikimin në grupet e Championsit pasi e mbyllën sezonin të 4-it me 58 pikë, ndërkohë që Volfsburgu shpartalloi Augsburgun me rezultatin 8-1 në një ndeshje ku shkëlqeu me një gol dhe një asist edhe mesfushori kosovar Rexhbecaj. Me këtë sukses ujqërit u ngjitën në vendin e 6-të, dhe bashkë me Gladbah shkojnë në grupet e Europa League. Me golat e Milot Rashicës me penallti dhe veteranit Klaudio Pizarro që vazhdon të thyejë rekorde duke e mbyllur karrierën me gol, Verder Bremen mposhti 2-1 Leipzig dhe e mbylli kampionatin në vendin e 8-të.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E