BREAKING NEWS

Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha
x

Sport

Bajerni tripletë trofesh, mund Shtutgartin dhe fiton Kupën e Gjermanisë

Bajerni tripletë trofesh, mund Shtutgartin dhe fiton Kupën e

Bajerni i Munihut korri mbrëmë një tjetër sukses në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke fituar ndaj Shtutgartit dhe duke bërë të vetin një tjetër trofe këtë sezon. Ai realizon kështu një ëndërr të vjetër që kishte dekada pa e bërë, duke marrë të gjithë trofetë e mundshëm në një sezon dhe duke u konfirmuar si skuadra më e mirë europiane. E tregoi dhe mbrëmë ndaj Shtutgartit në një ndeshje ku nuk kishte një luftë rivale të barabartë, përpos minutave të fundit ku ndeshja u bë interesante dhe e gjitha kjo për faj të vetë bavarezëve që nënvlerësuan shumë kundërshtarin, duke rrezikuar jo pak në minutat e fundit. Gjithsesi, për Bajernin ishte një fitore e merituar 3-2 dhe një trofe më shumë. Fitorja e kupës kompleton “tris”-in e Bajernit të Jap Hejnkes në këtë sezon, duke u bërë kështu skuadra më e kompletuar europiane e momentit, e ndoshta ekipi më i fortë i kontinenti, duke lënë pas Realin dhe Barcelonën, apo dhe Mançesterin e Çelsin që kanë dominuar këto tre-katër vjet futbollin  botëror.

Ndeshja
Bajerni e dominoi totalisht pjesën e parë të ndeshjes, duke qenë superior në çdo drejtim.  Në 45-minutëshin e parë për Bajernin shënoi me penallti Tomas Myler. Për trajnerin Jap Hejnkes gjërat do të vështirësoheshin shumë në pjesën e dytë, pavarësisht se Mario Gomez shënoi që në minutën e dytë të fraksionit të dytë të lojës. Kur dukej se gjithçka kishte marrë fund e B Bajerni do të luante thjesht për statistikë këtë 90-minutësh, ndodhi që Shtutgarti u gjallërua në lojën e tij dhe kjo ndodhi dhe nga një nënvlerësim i skuadrës bavareze. Në minutën e 61-të Mario Gomez shënon dhe golin e tretë dhe praktikisht Shtutgarti  u duk i kapitulluar. Bajerni mendon si të mbyllet ndeshja të ngrejë lart trofeun, por ankthi vjen papritur, pasi në minutën  e 71-të Harnik shënon golin e parë për Shtutgartin dhe në minutën e 91-të i njëjti autor, pra Harnik, shënon dhe golin e dytë. 3-2 dhe kur mbeteshin  dhe dhjetë minuta nga përfundimi Bajerni vihet nën presion të madh. Duhej vetëm një gol për Shtutgartin që ndeshja të shkonte në shtesë dhe me presionin psikologjik të krijuar ngjarjet mund të favorizonin ekipin e Shtutgartit. Por Bajerni e mbledh veten shpejt dhe e mbron me fanatizëm epërsinë e një goli, duke ia dalë në fund të fitojë me shifrat 3-2 dhe të bëjë të vetin edhe trofeun e  Kupës së Gjermanisë (kupa DFB). Tashmë skuadrës bavareze i mbetet ë të fitojë dhe Botërorin e klubeve që zhvillohet në vjeshtë, për të kompletuar të gjithë trofetë e një sezoni dhe për të qenë dhe kampionë të botës. Deri tani ka realizuar kampion në Gjermani, kampion në Europë, fitues i kupës gjermane dhe i mbetet vetëm Botërori i Klubeve. Adriatik BALLA