BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Bajrami stabilizoi mesfushën, Reja e dinte vlerën e lojtarit të Empolit

Bajrami stabilizoi mesfushën, Reja e dinte vlerën e lojtarit të

Kombëtarja siguroi 6 pikë në tre ndeshje të luajtura në shtator në kuadër të grupit I eliminator për Botërorin “Katar-2022”, duke u ngjitur në vendin e dytë, pas Anglisë, dhe duke pasur pozita të mira që të synojë kalimin nëpërmjet këtij pozicioni në “play-off”, që do të thotë se ka një shans kualifikimi në Botërorin e Katarit nga vendi i dytë në grup. Në ndeshjen ndaj Hungarisë dhe San Marinos, luajti nga minuta e parë, me vetëm nga një pjesë loje, mesfushori Nedim Bajrami, i cili tregoi se e ka merituar përpjekjen e trajnerit Edi reja që të vijë në Kombëtare dhe padyshim përpjekjen dhe vendosmërinë e Federatës Shqiptare të Futbollit që lojtari të vishej kuqezi, një çështje që u fitua me FIFA-n në Gjykatën Sportive të Lozanës. Në takimin ndaj Hungarisë, Bajrami luante për herë të parë titullar dhe në një ndeshje zyrtare, por iu deshën pak minuta që të përshtatej dhe të tregonte potencialin e tij. Ai luan në mesfushë si fantazist edhe tek Empoli dhe merr vlerësim të lartë në kampionatin italian, por në Kombëtare kjo gjë rrit cilësinë dhe natyrisht e bën ekipin më kompetitiv. Bajrami shquhet për disa cilësi sportive në fushë. Së pari ai di të pozicionohet në vendin e duhur, duke qenë i disiplinuar nga ana taktike dhe rigoroz në detyrat që i ngarkohen. Së dyti, ai ka zhdërvjelltësi në manovrën e tij me topin dhe kjo e bën atë të ketë diferencë në fushë. Së treti ai është asistues mjaft i zoti, dhe skuadra ndihet më mirë me praninë e tij në fushë. Së katërti ai ka saktësi në pasime dhe sidomos në pasimet në zonat e ngushta dhe të vështira. Së pesti, Bajrami ka dhuntinë e goditjes së portës kundërshtare nëpërmjet gjuajtjeve të sakta nga çdo pozicion. Këta elementë tekniko-taktikë, duke i shtuar edhe përkushtimin fizik, pra përgatitjen e mirë, e bëjnë atë me avantazhe ndaj rivalëve dhe për këtë arsye edhe trajneri Reja iu ka besuar menjëherë atij, sapo KAS i Lozanës mori vendim në favor të FSHF-së.

E ardhmja

Trajneri i Empolit është shprehur për Bajramin se ka në gjirin e skuadrës një lojtar që bën diferencë dhe praktikisht një futbollist të madh që shprehet në çdo kohë dhe e ndihmon skuadrën të arrijë objektivat e saj. Edhe pse një skuadër modeste, me Bajramin në gjirin e saj Empoli di të imponohet në fushë. Herën e fundit lojtari kuqezi goditi shtyllën dhe u përpoq të ndikonte në rezultat pozitiv për skuadrën e tij, por ishte i pafat. Gjithsesi, nota për të ka qenë e lartë, sepse ai e ka merituar me atë që dha në fushën e lojës. Kjo ecuri e mirë e tij ka rënë në sytë e klubeve të mëdha italiane por edhe jashtë Italisë, e nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e dimrit ndaj tij të vërshojnë ofertat dhe të kemi ndonjë surprizë si kalim i bujshëm në radhët e një klubi më të madh. Tashmë specialistët dhe opinionistët në futbollin italian e kanë paralajmëruar këtë. Nga ana tjetër, shpresohet që në Kombëtare ai të ruajë këtë start të mirë që bëri në ndeshjet e fundit në grupin I, dhe të shpërblejë besimin e trajnerit dhe të pjesëtarëve të tjerë të stafit. Fakti që ai e çmoi lart praninë e tij në përfaqësuese dhe shprehu konsiderata për grupin, tregojnë se Bajrami e ka kaluar testin e përshtatshmërisë dhe tani mund të llogaritet një lojtar titullar në formacionin kuqezi të trajnerit Reja.