BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Balaj dhe Cikalleshi rivalitet në distancë, me Rejën në formacion

Balaj dhe Cikalleshi rivalitet në distancë, me Rejën në

Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi po vijojnë të luajnë në nivel të lartë në karrierën e tyre, njëri në Austri me Shturm Grazin e tjetri me Akhisarsporin në ligën turke. Të dy futbollistët po paraqiten mirë me ekipet e tyre, megjithëse nuk janë ndër golashënuesit kryesorë. Sidoqoftë, për Kombëtaren kuqezi janë futbollistë që kanë shumë peshë në ekip, nisur dhe nga përshtatja e tyre me lojtarët e tjerë dhe padyshim me skemat taktike të trajnerit Edi Reja. Tekniku italian është përpjekur t’i harmonizojë këta lojtarë në skemën e shpejtë sulmuese të ,kundërsulmit, por edhe në rastet kur ekipit i duhet medoemos fitorja dhe për të mbajtur skuadrën përpara nevojiten lojtarë fizikisht të fortë dhe shtatlartë, që shfrytëzojnë lojën në ajër. Padyshim që Cikalleshi dhe Balaj e kanë treguar veten në përfaqësuese, duke shënuar gola me peshë edhe të vlefshëm, sidomos Cikalleshi që ka më shumë eksperiencë. Rivaliteti midis tyre në Kombëtare është evident, pasi në çfarëdo lloj skeme që të ndërtojë trajneri, vetëm njëri do të mund të luajë titullar e në këtë kuadër, ose rri Balaj, ose Cikalleshi si “pykë”. Sidoqoftë, trajneri ka mundur të përshtatë secilin prej tyre në rol në varësi edhe të karakteristikave të kundërshtarëve, madje duke kombinuar me pjesë secilin prej tyre në varësi edhe të rezultatit. Në takimet e fundit Balaj ka luajtur titullar, kurse Cikalleshi është preferuar në pjesën e dytë, pasi ka dhënë prova efikasiteti.

Balaj, trajneri i Shturm Grazit ka besuar në 11-shen e parë

Duhet thënë se shkodrani Balaj këtë edicion është pjesë e Shturm Grazit, ku ka luajtur në para,metra të mirë dhe me minutazh të pranueshëm, por pa pasur ndonjë “shportë” me gola. Sidoqoftë, ai vlerësohet tek skuadra e Bundesligës austriake. Siç dihet, Shturm Grazi është skuadër e njohur dhe me potencial të madh, prandaj të luajë për këtë ekip është shenjë pozitive dhe Balaj beson se mund të jetë lider i grupit e në të njëjtën kohë të mbajë të ndezur rivalitetin me Cikalleshin për një vend në formacionin titullar të ekipit kombëtar. Balaj ka eksperiencë në skuadrat e huaja, pasi prej vitesh luan në kampionate elitare. Në fakt, vitet e fundit ai ishte angazhuar me Akhmat Groznin (të Çeçenisë) në Superligën e Rusisë, ku pati një ecuri të mirë. Por dalja në skenë e ofertës nga klubi i njohur austriak i dha atij një shans të ri për të luajtur në një kampionat në zemër të Europës dhe kjo është pozitive. Kjo do ta mbajë Balajn në pozita të forta si një prej lojtarëve që do të marrë ftesë nga trajneri Reja në Kombëtare dhe do ta ketë derën e hapur si kuqezi edhe për shumë kohë. Padyshim që kjo ia mundëson ftesën dhe njëherësh, për nivelin e kampionatit dhe klubit ku luan, i jep përparësi edhe për formacionin titullar.

Cikalleshi, mes dëmtimesh dhe shpërthimesh, në Kombëtare ka një emër

Ndryshe nga Balaj që ka shënuar në raste sporadike, Cikalleshi në Kombëtare ka krijuar një emër të mirë, që e mundësoi për vite të tëra qoftë me golat e vlefshëm, por sidomos me lojën energjike në hapësirë të gjerë. Ajo që vlen për këtë futbollist është shpirti luftarak dhe mbulimi i disa roleve. Me pak fjalë, Cikalleshi është sulmues që luan në të gjithë hapësirën e sulmit, por njëherësh kthehet të bëjë mbrojtësin kur e do puna. Këto cilësi prej punëtori të fortë të tij i kanë dhënë avantazhe, pasi është preferuar nga trajnerët e Kombëtares, që ia kanë dhënë shansin. Padyshim që mosha nuk është premtuese, por në kushtet kur nuk ka të tjerë më të mirë, Cikalleshi është e kundërta, ai punon për të qenë në Kombëtare dhe në çdo rast e ka merituar ftesën, duke qenë lojtar i pëlqyer për stafin e përfaqësueses kuqezi. Këtë edicion në Turqi ka pësuar shumë dëmtime dhe nuk ka pasur vijimësi sa duhet, por ai vazhdimisht e bën detyrën sa herë ftohet në fushë për të treguar vlerat e tij. Ndoshta lakmia e Cikalleshit është të bëhet pjesë e një klubi elitar turk dhe mundësitë mund t’i jepen.