BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh
x

Sport

Balaj dhe Ramadani ndezin atmosferën në Kombëtare: Reja na ka urdhëruar për të marrë 6 pikë

Balaj dhe Ramadani ndezin atmosferën në Kombëtare: Reja na ka

Kombëtarja do të luajë më 15 dhe 18 nëntor dy ndeshjet e fundit në grupin e katërt të Divizionit C të Ligës së Kombeve, ku përballë do të ketë Kazakistanin dhe Bjellorusinë. Dy fitore i japin të drejtën përfaqësueses kuqezi të kapë kreun e renditjes dhe të sigurojë ngjitjen në Ligën B, në të kundërt mund të rrezikojë edhe rënien në Ligën D. Në prag të dy ndeshjeve të radhës, folën para gazetarëve sulmuesi Bekim Balaj, si dhe mesfushori Ylber Ramadani, nga më të spikaturit në fitoren 2-1 kundër Kosovës. Për Balajn është kusht fitorja në dy sfidat e radhës, ndërsa Ramadani tha se përfaqësuesja do të rritet ndjeshëm në performancë dhe shpresonte që në dy takimet e radhës të grumbullonin gjashtë pikë.

Balaj: Detyra ime është të shënojë sa më shumë gola kuqezi

Sulmuesi Bekim Balaj deklaroi dje nga konferenca e shtypit se e dinë çfarë duhet të bëjnë për të marrë fitoren, ashtu siç beson se edhe trajneri i ka idetë e qarta pas miqësores me Kosovën. “Kënaqësi gjithmonë të shënosh për kombëtaren, mendoj që testi i radhës me Kosovën ishte test serioz para dy sfidave që na presin. Bëmë një paraqitje të mirë dhe realisht ndihemi gati për këto dy sfida. Të them të drejtën nuk është se kemi pasur preference dhe jemi të gjithë për një qëllim. E rëndësishme është që ekipi të arrijë fitoren dhe se më kë luan apo kush luan, atë e vendos trajneri”, tha ai. Më pas ai foli për miqësoren ndaj Kosovës, që sipas tij ia vleu. “Ndeshje të tilla vlejnë dhe kundërshtari ishte serioz. Dihet niveli i Kosovës. Gjithmonë ndeshje të tilla para atyre zyrtare janë të rëndësishme pasi shikon gjendjen dhe çfarë duhet ndryshuar. Apo edhe trajneri sheh formën e lojtarëve, besoj se i ka idetë e qarta dhe çdo gjë është gati për këto dy sfida”, nënvizoi më tej shkodrani Balaj. Në fund sulmuesi kuqezi theksoi se ndonjëherë presioni që ka grupi e dëmton objektivin. “Jemi mësuar të surprizojmë dhe kur nuk kemi qenë favorit kemi bërë mirë. Dhe, në këto rastet e kundërta ndodhet njëfarë presioni se të gjithë mendojnë fitoren. Besoj që ekipi është rritur dhe duke ditur nivelin e kundërshtarëve, besoj se të gjithë e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur fitoren”, shtoi Balaj.

Ramadani: Jemi këtu për të realizuar objektivin e Kombëtares

Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, ishte në konferencë për shtyp për të folur rreth ndeshjes së të dielës ndaj Kazakistanit, teksa shprehet se ka ardhur në kombëtare për të luajtur, megjithatë në fund ai që vlen është mendimi i trajnerit. Ndër të tjera, Ramadani theksoi se pavarësisht mungesave, lojtarët aktualë mund t’i zëvendësojnë. “Mendoj që të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për ne sepse është objektivi jonë është të kapim vendin e parë dhe në këtë formë duhet të fitojmë me patjetër në këto dy ndeshje”, theksoi ai. Në fakt, Ramadani është i ndjeshëm për mungesat e rëndësishme që ka grupi në prag të këtyre takimeve. “Mendoj që mund të na penalizojnë, por edhe lojtarët që jemi tani, jemi shumë të mirë dhe mund të japim maksimumin në këto dy ndeshje. Sa më takon mua, normalisht që unë këtu kam ardhur të luaj, por vendos trajneri. Unë do të bëj maksimumin në stërvitje, por më pas vendos trajneri. Për mua ka rëndësi të jem këtu. Mendoj që duhet t’iu qasemi seriozisht dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Së pari me Kazakistanin e më pas me Bjellorusinë. Mund të dalim me rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet dhe të realizojmë objektivin tonë. Mungesat, edhe lojtarët aktualë i zëvendësojnë pa problem. Jemi gati shumë vite bashkë dhe mund të luajmë me njëri-tjetrin pa problem”, nënvizoi më tej ai. Në fund Ramadani foli dhe për vlerën që pati miqësorja me Kosovën. “Kosova ka ekip shumë të mirë, por edhe ne luajtëm mirë. Kosova ka lojtarë me cilësi të mira, iu qasëm seriozisht dhe bëmë një ndeshje shumë të mire”, përfundoi Ramadani.