BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Balaj nuk tërhiqet: Besoj dhe nja dy vite mund të luaj në nivele të larta europiane

Balaj nuk tërhiqet: Besoj dhe nja dy vite mund të luaj në nivele

Kombëtarja kuqezi do të luajë dy takime të rëndësishme miqësore në muajin qershor, konkretisht ndaj Republikës Çeke dhe Uellsit, takime për të cilat ka nisur grumbullimi i kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit veteran italian, Edi Reja. në këtë grumbullim është ftuar edhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj. Sulmuesi i kthyer përsëri në kombëtare ka folur për ndeshjet miqësore, eliminatoret e Botërorit, por edhe zërat që e shohin atë përsëri pranë klubit kuqeblu. “Është kënaqësi dhe vlerësim i madh për mua sa herë vesh fanellën e ekipit kombëtar. Sa herë marr ftesën, emocioni është i njëjtë thuajse si herën e parë. Këto janë miqësore por për ne kanë vlerësim maksimal se kundërshtarët janë të ngjashëm me kundërshtarët në grupin e Botërorit, Polonia e Hungaria. Për të gjithë ne janë teste para këtyre sfidave dhe përqendrimi e vlerësimi është maksimal. Duhet të bëjmë më të mirën që të shohim a jemi gati për këtë ndeshje dhe kundërshtarët që na presin. Ndjehem mirë, e rëndësishme që nuk kam dëmtim. Tani jemi grumbulluar më herët që të kemi ditë stërvitje dhe të jemi në gjendjen sa më të mirë të mundshme për këto sfida. Normalisht në futboll luhatjet e formës e mundësitë më shuam apo më pak të aktivizimit janë gjithmonë. Sa i përket të ardhmes, jam i gatshëm që jo një apo dy, por ndoshta të luaj më shumë edicione në kampionate të mira”, nënvizoi Balaj. Më tej ai komentoi situatën në grup, konsolidimin e skuadrës dhe rezultatet e deritanishme në eliminatore. “Në Kombëtare mendoj se është konsoliduar grupi, ndryshimet nuk kanë qenë të mëdha. Kemi patur dy kundërshtarë të lehtë në letër, me të cilët morëm pikët maksimale. Me Anglinë nga të gjithë mendohej si e humbur, siç ndodhi. Por mendoj se deri diku rezultati ishte i ngushtë dhe mund të provonim diçka më shumë. Por ne nuk duhet të masim forcat me Anglinë dhe sfidat tona janë me kundërshtarë të tjerë në grup. Të marrësh rezultat pozitiv me Anglinë është një favor i madh, por janë pikë ekstra. Të shohim ndeshjet me kundërshtarët tanë realë në grup dhe aty duhet të përmirësohemi më shumë. Duhet t’i marrim maksimumin kualifikuesve të këtij Botërori, jemi në lojë dhe ndoshta ndeshjet me kundërshtarët real i kemi përpara. Të bëjmë më të mirën dhe të bindemi nëse jemi gati. Të shohim nëse marrim maksimumin ose do të jetë thjesht për një përgatitje për Europianin. Normalisht, Polonia nuk është si Portugalia që luajtëm ne. Ndoshta krahasohet me Anglinë që kemi në grup. Janë kundërshtarë që do të duhet të japim paraqitjet më të mira. Por në fund do të jenë pikët që do të vlejnë më shumë”, shoi ai.

S’ka kthim tek Vllaznia

Balaj u ngacmua në konferencën e djeshme për shtyp edhe për një mundësi rikthimi në radhët e Vllaznisë së Shkodrës, duke e mohuar një mundësi të tillë, pra ai nuk e sheh si opsion kthimin në Shkodër. “Janë zëra merkatoje, të gjithë kanë të drejtën të flasin e komentojnë. Por në planet e mia në të ardhmen, nuk është kthimi në Shqipëri për momentin”, tha Balaj.

Broja shkon t’i japë një forcë më shumë Shpresave të Bushit

Kombëtarja Shqiptare U21 vijon përgatitjet në kompleksin stërvitor “Tropikal” në Durrës, për ndeshjen eliminatore të Europianit 2023 ndaj Andorrës dhe më pas miqësoren ndaj Bullgarisë, teksa së fundi është përforcuar me dy elementë. Kështu në grumbullim është paraqitur mesfushori 19-vjeçar i Apolonisë, Mario Shanaj, i cili është ftuar rishtazi nga Bushi, ndërsa përforcimi i vërtetë është ai me sulmuesin e kombëtares A, Armando Broja. Ky i fundit do të rikthehet nën urdhrat e Bushit, për të dhënë kontributin e tij për ndeshjen zyrtare me Andorrën dhe më pas do të bashkohet sërish me skuadrën e Edi Rejës, për të qenë në dispozicion për miqësoren ndaj Republikës Çeke. Sulmuesi 19-vjeçar që sapo mbylli një sezon mjaft të mirë me skuadrën e Viteshes në kampionatin holandez, pritet të jetë një armë e fortë e Shpresave kuqezi për transfertën ndaj Andorrës, ku fitorja është një detyrim për të synuar një arritje madhore. Sfida Andorrë-Shqipëri do të zhvillohet më 4 qershor, ndërsa më 8 qershor Shpresat kuqezi do të udhëtojnë drejt Bullgarisë, për të zhvilluar një miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.