BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Sport

Ballkani i Ilir Dajës dominon Kosovën, pas titullit kampion fiton edhe Kupën

Ballkani i Ilir Dajës dominon Kosovën, pas titullit kampion fiton edhe

Trajneri Ilir Daja konfirmohet si fitues i madh. Ai ngriti dje trofeun e radhës në futbollin kosovar, teksa ditë më parë ati fituar edhe titullin e kampionit atje. Kudo ku ndodhet Daja vijnë trofetë dhe nuk është rastësi. Pra ai dëshmohet si një nga trajnerët më cilësorë të futbollit shqiptar në rajon. Ndërkohë, dje Ballkani u konfirmua si skuadra dominuese e futbollit të Kosovës. Pas triumfit në kampionat, skuadra nga Theranda fitoi edhe finalen e Kupës së Kosovës, duke ngritur lart një tjetër trofe. Në finalen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, përballë Prishtinës, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi falë penalltive dhe mori një tjetër trofe këtë sezon, duke konfirmuar se mbetet skuadra për t’u mposhtur në Kosovë. Finalja nisi mjaft mirë për Ballkanin, që gjeti golin e avantazhit me anë të Hamidit në minutën e 21-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Meriton Korenica i cili shënoi edhe golin e dytë për ekipin nga Theranda. Vlen të theksohet se në fillim të pjesës së dytë pati edhe një ndërprerje disa minuta të finales, pasi tifozët e Prishtinës goditën portierin Ernest Koliqi. Me rifillimin e sfidës Prishtina reagoi dhe shënoi dy gola të shpejtë me Albin Krasniqin, i cili në të 77-ën ekzekutoi saktë një penallti dhe 5 minuta më vonë riktheu baraspeshën, duke dërguar sfidën në shtesë. Edhe 30 minutat nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin, i cili u vendos me ekzekutimin e penalltive, aty ku Ballkani shënoi 4 nga 5 goditjet dhe gaboi vetëm me Tolajn, ndërsa kryeqytetasit shënuan vetëm dy gola nga 4, duke gabuar me Mujën dhe Krasniqin.

Edvin Kuç largohet nga Ballkani, përfundon në Azerbajxhan tek Neftçi Baku

Edvin Kuç do të largohet nga Ballkani. Mesfushori dhe kapiteni i skuadrës nga Theranda ka konfirmuar largimin fill pas finales së Kupës së Kosovës, të cilën Ballkani e fitoi me penallti ndaj Prishtinës, duke marrë për herë të parë në histori këtë trofe. Kuç, i cili vesh fanellën e Malit të Zi, njoftoi se do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan, te Neftchi Baku, teksa deklaroi se është i lumtur që largohet nga Ballkani pasi ka fituar gjithçka. “Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tani po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes mesfushori. Edvin Kuç iu bashkua Ballkanit në janar të 2019-ës, teksa gjatë më shumë se 5 sezoneve ka pasur edhe një periudhë huazimi te Gjilani. Mesfushori ka qenë protagonist absolut i skuadrës që ka fituar tre tituj kampionë radhazi në Kosovë dhe ka shkuar dy herë në fazën e grupeve të Conference League.