BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Sport

Barazimi me Moldavinë na jep pikën historike, Shqipëria në Europian

Barazimi me Moldavinë na jep pikën historike, Shqipëria në

Shqipëria e ka zaptuar vendin e arë në grupin E eliminator në kualifikueset e Europianit “Gjermani-2024”, e këtë e dëshmoi dhe përforcoi më shumë mbrëmë pas një barazimi mjaft të vështirë me Moldavnë. Ishte një duel shumë i fortë, deri diku i ashpër, pasi moldavët luanin me të gjithë arsenalin e tyre për të marrë maksimumin, sepse ishin futur në vallen e kualifikimit. Por ndeshja në fund u mbyll 1-1, një rezultat që i mjaftonte automatikisht skuadrës së Shqipërisë që të siguronte kualifikimin direkt në finalet e Europianit e të mbante të paprekur vendin e parë në grup. Në stadiumin kryesor të Kishinievit, kuqezinjtë u gjendën si në shtëpi, pasi më shumë se 3-4 mijë tifozë ishin shqiptarë, të ardhur nga Shqipëria, rajoni dhe Europa. Pjesa e parë foli krejtësisht për tanët, kurse në pjesën e dytë moldavët sulmuan me forca të shumta dhe arritën të barazonin, por vetëm një pikë në fund për të dy ekipet. Për Shqipërinë kjo pikë mjafton për objektivat e saj.

Ndeshja

Sikurse shkruan në analizën e tij “Supersport”, Shqipërisë i duhej një pikë në Kishiniev, ndaj Moldavisë, dhe ajo e mori pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024. Sa i takon kronikës së ndeshjes, ishin moldavët që dhanë shkëndijën e parë të ndeshjes në minutën e 16-të me Nikolaeskun, por Berisha priti mjaft mirë në pozicion. Tetë minuta më pas do të vinte edhe momenti vendimtar për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit Sokol Cikalleshi që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Sakaq, katër minuta nga fundi, Bajrami tentoi nga distanca por portieri moldav priti në dy kohë. Fraksioni i dytë nisi me një goditje të Seferit nga distanca, por sulmuesi nuk e gjeti kuadratin. Nga ana tjetër, Nikolaesku provoi një goditje të fortë, por Etrit Berisha priti mjaft mirë dhe largoi topin në këndore. Në minutat që pasuan, një mundësi e mirë u shfaq për Dakun dhe më pas për Asanin që tentoi nga një goditje dënimi. Megjithatë, në fund, moldavët barazuan me Baboglo, në minutën e 88-të, por që nuk prishën festën e Shqipërisë që mori pikën që duhej për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Dueli me Ishujt Faroe, pritet argëtim për ekipin dhe stafin

Tashmë Shqipëria do të presë e qetë skuadrën përfaqësuese të Ishujve Faroe, mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Air Albania”, në një takim ku stafi me në krye Silvinjon dhe vetë lojtarët, do të kenë mundësinë të argëtohen, pasi objektivi është realizuar tashmë. Në të vërtetë nuk do të ketë shkelje të disiplinës, pasi vetë Silvinjo e ka bërë të qartë se ekipi do të kërkojë fitore në çdo ndeshje. Barazimi i mbrëmshëm me Moldavinë, konfirmoi dhe një herë se Silvinjo ka krijuar një grup fantastik lojtarësh, të cilët janë të aftë të përballen me çdo kundërshtar e të dalin me rezultat pozitiv edhe ndaj ekipeve shumë të forta.

Grupi E

Moldavi-Shqipëri        1-1

Poloni-Çeki                 ....

 

Renditja

1.Shqipëria      14

2.                     ...

3.                     ....

4.Moldavia      10

5.Ishujt Faroe  1