BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Sport

Barça pa Mesin s’ka staturë, Jang Bojsi trondit Junajtidin e Kristiano Ronaldos

Barça pa Mesin s’ka staturë, Jang Bojsi trondit Junajtidin e

Katalanasit pësojnë humbje, Bajerni shfaqet si pretendent, Ronaldo thellon rekordet në Champions, Juventusi shpërthen ndaj Malmos

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë në fushën e gjelbërt, në xhiron e parë të fazës së grupeve, në një dimension të ri për shkak të kushtëzimeve sa u përket pranisë së tifozëve që nuk lejohen më shumë se 30% në shumicën e vendeve. Gjithsesi, kthimi i tifozëve në impiante në numër më të shumtë e bën garën më të bukur. Dje ishte radha e “titanëve” të zbrisnin në fushë dhe kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut, në xhiron e parë të grupit E. Katalanasit për herë të parë pas 15 vjetësh zbritën në Champions pa legjendën e tyre Lionel Mesi, i larguar tashmë tek Paris San Zhermen, kurse bavarezët gjermanë me një grup të qëndrueshëm dhe të papërmbajtur morën maksimumin. Tomas Muller shënoi në minutën e 34-t, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-0 për gjermanët. Robert Levandovski regjistroi golin e dytë për Bajernin në minutën e 54-t. I njëjti futbollist shënoi golin e tretë në minutën e 85-të, duke “vulosur” një fitore të madhe të Bajernit dhe trepikëshin që e mban në krye të grupit. Ndeshja tjetër e këtij grupi ishte ajo mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës, e mbyllur në barazim 0-0. Në grupin F ndodhi surpriza më e madhe, pasi Mançester Junajtid, edhe pse shënoi i pari, me Kristiano Ronaldon, e humbi takimin me Jang Bojsin zviceran 2-1. Një humbje e papritur për “djajtë” anglezë. Po në këtë grup, Atalanta e Berat Gjimshitit barazoi në transfertë 2-2 me Vilarealin. Në grupin G, Sevilja barazoi me Salzburgun 1-1, kurse Vilareali dhe Atalanta dhuruan spektakël me një takim që kishte prezantim të fortë fizik dhe disiplinim taktik. Po në grupin G, Lila dhe Volfsburgu barazuan 0-0 mes tyre. Në grupin H, Juventusi luajti “tenis” me Malmon suedeze, duke shënuar 3 gola që në pjesën e parë. Në po të njëjtin grup, ?elsi u përball me Zenitin rus. Anglezët vuajtën shumë, deri në minutën e 65-të, kur Lukaku zhbllokoi shifrat. Fituan anglezët 1-0. Sot luhen ndeshjet në 4 grupet e tjera të Champions League.