BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Barça-PSG në Champions, Kuman me skuadër të plotë, Poçetino në provën e parë të “zjarrit”

Barça-PSG në Champions, Kuman me skuadër të plotë,

Dy skuadrat e mëdha të futbollit europian do të përplasen mbrëmjen e sotme në kuadër të 1/8 e finales së Ligës së Kampioneve, mungon Nejmar

UEFA Champions League rikthehet në fushë në fazën e eliminimeve direkte, konkretisht 1/8 e finales, madje me një superduel që llogaritet si finale e parakohshme, e konkretisht përplasja Barcelona-Paris San Zhermen. Të dyja ekipet vijnë në një moment ku kanë jashtë si pasojë e dëmtimeve lojtarë të rëndësishme. Te francezët nuk janë Nejmar dhe Di Maria, ndërsa nga ana tjetër në dyshim është Pike, teksa mungojnë Brethuejt, Serxhi Roberto, Ansu Fati apo Kutinjo. Pjesën e mungesave e ka theksuar edhe trajneri Ronald Kuman në konferencë për shtyp, teksa shton se kjo ndeshje nuk mund të shihet vetëm si një sfidë personale mes Mesit dhe Mbape. “Mbape mund t’i komplikoj shumë gjërat, por do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Kjo nuk do të jetë një ndeshje mes Mesit dhe Mbapes. Atyre iu mungon Nejmar, por edhe ne kemi mungesa të rëndësishme. Shpresoj që brenda disa javëve t’i kem të gjithë në dispozicion, për të zbuluar se kush është skuadra më e mirë. Pike po stërvitet prej katër apo pesë ditësh, megjithatë kemi një ndjesi pozitive. Gjithsesi, kemi edhe një ditë për të vendosur”, u shpreh Kuman. Ndërkohë, në radhët e Paris San Zhermen ka probleme, pasi do të mungojnë disa prej elementëve më të mirë. Trajneri Poçetino publikon listën e lojtarëve të ftuar për Champions League. Ylli brazilian, Nejmar, dhe sulmuesi i krahut, Angel di Maria, do të mungojnë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Lëndimi i brazilianit Nejmar është më serioz dhe mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese, ndërsa Di Maria do ta humbë vetëm ndeshjen e parë. Kampioni i Francës të martën mbrëma zhvillon ndeshjen e parë të 1/8 së finales në garën e madhe evropiane kundër gjigantit katalonjas. Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave zhvillohet në “Camp Nou”. Ndërkohë, duhet thënë se Lionel Mesi, i cili ka marrë vëmendjen kryesore në përballjen me PSG-në dhe yllin e francezëve, Kilian Mbape, përflitet se mund të kalojë në verë në radhët e klubit francez. Mediumi francez “L’Equipe” ka raportuar të hënën se Lionel Mesi mund të transferohet te PSG-ja në verë. Madje, ky medium jep edhe katër arsye të cilat mund ta dërgojnë argjentinasin te Parisi. E para ka të bëjë me kontratën e Mesit, e cila i skadon në verë dhe ai do të jetë lojtar i lirë. Transferimi i tij do të ishte i papërballueshëm për klubin francez, kurse tani mund ta marrin pa pasur nevojë që të paguajnë dëmshpërblim. E dyta, është raportuar vazhdimisht që Nejmari do të rikthehet te Barcelona për t’u bashkuar sërish me Mesin. Megjithatë, kjo vështirë të ndodhë shkaku i gjendjes financiare te Barça. Andaj një ribashkim mes Mesit e Nejmarit mund të ndodhë te Parisi. Arsyeja e tretë që “L’Equipe” e përmend është se Mesi do të dëshironte të jetë nën urdhrat e trajnerit Mauricio Poçetino dhe do të dëshironte të luante me Di Marian dhe Paredesin. Si dhe e fundit ka të bëjë me Kilian Mbapen, të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2022 dhe ka refuzuar ta vazhdojë atë. Me shitjen e Mbape, PSG mund të sigurojë financat.