BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Sport

Barcelona fiton me goleadë, Mesi ia dedikon golin e tij Maradonës

Barcelona fiton me goleadë, Mesi ia dedikon golin e tij Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta pas një arresti kardiak pasditen e datës 25 nëntor, duke shokuar fansat e futbollit në Argjentinë dhe në mbarë botën. “Dora e Zotit” pati një jetë të vrullshme, të varur nga droga, por nuk diskutohet që ai ishte një prej futbollistëve më të mirë të historisë dhe sidomos për kualitetin e tij, atë çfarë ka bërë ai me topin, do të mbahet mend gjatë. Maradona është simboli i futbollit të vendit të tij, e për shumë sportdashës në botë, ai është “mbreti” i vërtetë i futbollit botëror, më i miri i të gjitha kohërave. Një nga lojtarët që mendohet se i ngjan më shumë për nga mënyra e lojës, edhe ai po ashtu si Diego është argjentinas, është Lionel Mesi, i cili luajnë në nivele të larta tek Barcelona prej vitit 2006, duke qenë ndër më të mirët në botë e nga më të mirët në histori. Dje legjenda Mesi i dedikoi golin e tij të bukur të shënuar në një ndeshje të kampionatit spanjoll legjendës Maradona dhe kjo ka vlerë të madhe në futboll. Ishte një dedikim prekës, me gjuhën e topit, aq më shumë me dialektin e golit. Në fakt, ishte një festë e shumëfishtë, pasi u shënua gol për Maradonën, gol për fitore të thellë që tejkalon krizën si dhe gol për përvjetorin e klubit. Kështu, Barcelona e ka festuar 121 vjetorin e themelimit të klubit me një fitore madhështore 4:0 kundër Osasunës në La Liga, me Leo Mesin që e nderoi Diego Armando Maradonën pas një goli të bukur në “Camp Nou”. Martin Brejthuejt, Antuan Griezman, Filipe Kutinjo dhe Mesi shënuan nga njëherë për ta kthyer Barçën në binar në ligë, pas disfatës në derbi kundër Atletiko Madridit javën fundjavën e kaluar. Barça, që sot e feston ditëlindjen e 121-të, e nisi furishëm duke sulmuar vazhdimisht, por iu desh të priste gjysmë ore për ta thyer akullin. Braithëaite shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer në minutën e 29-të, para se Griezman ta dyfishonte epërsinë me një gol të paparë me gjuajtje fluturimthi. Pak para se akrepat të shënonin një orë lojë, Kutinjo shënoi për 3:0, pas një bashkëpunimi me Griezman. Një çerek lojë para fundit, Mesi shënoi gol të jashtëzakonshëm, të cilin ia kushtoi Maradonës – legjendës argjentinase që vdiq të mërkurën – duke e zbuluar fanellën e Neëell’s nga epoka e Maradonës me numrin 10, si shenj nderimi për të. Kjo fitore bën që Barça të ngrihet në pozitën e shtatë me 14 pikë, nëntë më pak se lideri Real Sociedad, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Osasuna, e cila nuk u duk e rrezikshme për Barçën asnjëherë, ngel në vendin e 15-të me vetëm 11 pikë. Duke u kthyer tek Mesi, ai bëri vërtet një gol të bukur, të cilin ia dedikoi Maradonës, por njëherësh duket se “Pleshti” la prapa krizën e tij të shënimit gjatë këtyre jajave, pasi ka vuajtur jo pak nga presioni që ka shoqëruar klubin katalanas gjatë këtyre muajve, një krizë që është e gjithanshme, kryesisht financiare, e që solli edhe largimin e presidentit Bartomeu dhe caktimin e datës për zgjedhje të reja. Mesi mund të largohet nga Barça në fund të sezonit, këtë herë si lojtar i lirë.