
Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Meta ka qenë nën ndikimin e Berishës”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat dhe tregon si i mashtroi ish-Presidenti: Në historinë e famshme të Poliçanit ai ka...

Barcelona kthehet e frikshme në La Liga, “shuplakë” Las Palamasit

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Janar 2017

La Liga spanjolle njeh dy kundërshtarë të përjetshëm e të vazhdueshëm për titullin. Bëhet fjalë për Realin e Madridit dhe Barcelonën, dy klube që dominojnë jo vetëm futbollin spanjoll, por edhe atë europian. Këtë sezon Reali është paraqitur më mirë dhe ka premisa të dalë kampion, nisur dhe nga epërsia që ka krijuar në renditje me ndjekësen. Por fitorja e djeshme e Barcelonës në kuadër të javës së 18-të të La Liga-s, ishte një shenjë e qartë se katalanasit nuk heqin dorë lehtë nga objektivi për titull dhe se lufta për trofeun do të jetë e fortë deri në javën e fundit. Las Palmas nuk mund të ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm i Barçës së trajnerit Luis Enrike, por pas disa javësh me probleme, një fitore me pesë gola ishte një rikthim spektakolar i skuadrës “blaugrana”, një fitore që e afron ndjeshëm atë me Realin kryesues, tani vetëm dy pikë larg.
Ndeshja
Katalanasit e dominuan takimin nga fillimi në fund me një lehtësi të admirueshme. Las Palmas u mbrojt mirë dhe u përpoq në ekstrem, por përballë yjeve si Mesi, Suarez etj është e vështirë. Në një stadium të etur për fitore, tifozeria shijoi kështu një sukses të rëndësishëm dhe një fitore rikthimi për Barçën në garën për titull. Dhe fitorja vjen me goleadë ndaj Las Palmasit, pikërisht në “Camp Nou”. 5-0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që u dominua në çdo aspekt nga ekipi i Luis Enrikes. Nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve të Barçës, Lionel Mesi, i cili gjeti rrugën e rrjetës për herë të shtatë në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës. Luiz Suarez zhbllokoi takimin që në minutën e 14-të, pas pasimit të Andre Gomes nga e djathta. Gjatë pjesës së parë “blaugrana” shpërdoruan disa raste të pastra, ku më flagranti ishte ai i kohës shtesë së pjesës së parë, teksa Mesi u ndal nga portieri Varas. Gjithsesi, argjentinasi nuk mund të gabonte në të 52-ën, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit, që nuk kontrolloi si duhet harkimin e Rafinas. Vetëm 5 minuta më vonë Luis Suarez i krijoi vetës hapësira për të goditur brenda zonës, me topin që përfundoi në rrjetë. Në të 59-ën pas një kundërsulmi të shpejtë të Barcelonës Suarez gjendet përballë Varas, i cili i mohon golin uruguajanit, por nuk mund të bëntë asgjë pas goditjes së Arda Turan që ndoqi aksionin. Në të 80-ën ishte radha e Aleiks Vidal, që shfrytëzoi një asist të Pako Alkacer për golin e 5-0. Barca me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Reali dhe përfiton nga përplasja mes Seviljes dhe “Los Blancos” në “Sanchez Pizjuan”. Nga ecuria e kësaj jave mund të kuptohet qartë se Barça ka potencialin e duhur për të rivalizuar madrilenët dhe fitorja e djeshme ishte një sinjal i fortë. Kampionati spanjoll ka luajtur vetëm gjysmën e këtij sezoni, kështu që gara për titullin është e hapur, sikurse dhe gara për Kupën e Mbretit dhe atë në UEFA Champions League.
Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina

Akuzohet për trafik droge e pastrim parash, përfundon në pranga ish-futbollisti i njohur (EMRI)

Levandovski prezantohet dhe sfidon rivalin Benzema: Barcelona e mund Realin e Madridit

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League

Dyshohet se u përfshi në trukim ndeshjesh, Granit Xhaka nën hetim nga krimi anglez

Mblidhet Komiteti i FSHF-së, shtesë investimesh për stadiumet e Partizanit dhe të Kukësit

Armando Broja takim kokë më kokë me trajnerin Tuhel, rriten shanset e qëndrimit tek Çelsi

Katër vende të Amerikës së Jugut kandidate për të pritur Botërorin e vitit 2030

Elozhe për Asllanin nga “ish”-i i Sampdorias, Roma kërkon 20 mln euro për Kumbullën
