BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Sport

Barcelona largon Luis Suarezin, shpërthen keq Lionel Messi: E vërteta është...

Barcelona largon Luis Suarezin, shpërthen keq Lionel Messi: E vërteta

Lionel Messi ka reaguar pas largimit të Luis Suarez nga Barcelona. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ka shpërthyer kundër skuadrës së tij, duke i thënë Luis Suarezit se nuk e ka merituar një largim të tillë. Luis Suarez është larguar nga Barcelona, duke mos qenë pjesë e planeve të trajnerit Ronald Koeman. Uruguaiani u transferua te Atletico Madridi dhe tashmë do e vazhdojë karrierën aty.

Reagimi i Messit:

Nuk mund ta besoja ende, por sot kur hyra në dhomat e zhveshjes, e kuptova të vërtetën. Sa e vështirë do të jetë që të mos i ndaj ditët me ty, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, ka shkruar Messi. Do të na mungosh shumë. Ishin shumë vite, shumë shokë, dreka, darka… shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shoh me tjetër fanellë, edhe më shumë të përballem me ty. Ti e ke merituar të përshëndetesh ashtu siç je; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke arritur gjëra të rëndësishme si në kolektiv ashtu edhe individualisht. Dhe jo për të dëbuar siç bënë ata. Por e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më. Të dëshiroj më të mirat në aventurën tënde të re. Të dua shumë, shihemi së shpejti shoku im”.