BREAKING NEWS

Bilanci tragjik nga virusi i frikshëm/ 10 mësues shqiptarë në Kinë japin alarmin dhe bëjnë thirrjen urgjente: Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë...

Bilanci tragjik nga virusi i frikshëm/ 10 mësues shqiptarë
x

Sport

Barcelona me ekipin e dytë i shuan çdo shpresë Interit për kualifikim në Champions (GOLAT VIDEO)

Barcelona me ekipin e dytë i shuan çdo shpresë Interit për

Barcelona ka mposhtur 2 me 1 Interin në Itali për t’ia shuar ëndrrën për kalim të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse me ekip pa yjet kryesore, Barcelona fitoi falë golave të Carles Perezit e Anssu Fatit. Tek Interi shënoi Romelu Lukaku.Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Dortmundi ka mposhtur Slavia Pragën po ashtu 2 me 1 për të siguruar pozitën e dytë që çon tutje në “Champions”. Jadon Sancho e Brandt realizuan golat për gjermanët, ndërsa te çekët shënoi Soucek.

Me 14 pikë në tabelë, Barça vazhdon tutje si e para e Grupit F. Në fazën e eliminimit direkt, Dortmundi kalon pas dhjetë pikëve të tubuara, ndërsa Interi me 7 pikë të tubuara duhet të kënaqet me paraqitjen në Ligën e Evropës. Slavia Praga eliminohet nga garat e Evropës.