Barcelona nuk fal as Bilbaon, Messi bën detyrën dhe e dërgojn në +11 diferencën me vendin e dytë

Postuar: 18/03/2018 - 18:29
Barcelona ka fituar pastër 2-0 sot në takimin e javës së 29 të “La Liga-s” kundër Atletic Bilbao. Katalanasit nuk e vunë për asnjë çast në dyshim fitoren pasi në ‘Camp Nou’ kaluan në avantazh që në minutën e 8.
Ishte Paco Alcaser futbollisti që zhbllokoi shifrat, i cili sot startoi nga minuta e parë në vend të Suarez që mungonte për shkak kartonësh. Golin e dytë nuk kishte kush ta shënonte tjetër përveçse Lionel Messi-t, i cili nuk fali në hyrje të zonës pas një topi të Dembele-s.
Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 75 pikëve, 11 më shumë se Atletico Madrid e cila luan sot përballë Villareal.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/