BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Barcelona nuk ndalet në merkato, përgatit mega operacionin për rikthimin e Neymar

Barcelona nuk ndalet në merkato, përgatit mega operacionin për

Dy ditë pas zyrtarizimit të Antoine Griezman tek Barcelona, katalanasit kanë ndërmarrë një tjetër mega-operacion, ku synohet rikthimi i Neymar. Operacioni që do të bënte të mundur blerjen e Neymar nga PSG është shumë i vështirë, por jo i pamundur. Është i vështirë sepse në negociata duhet të përfshihen shumë aktorë. Do të jetë thelbësore që me shumë protagonistë në lojë të konvergojnë në të njëjtën pikë, që në fund braziliani të rivishet me ngjyrat “blaugrana”. Barça nuk është e gatshme të bëjë një përpjekje shumëmilionëshe për të nënshkruar me Neymar. Ardhja e Griezmann, i cili ka kushtuar 120 milionë (është paguar klauzola e largimit nga Atletico) e detyron klubin katalan të shesë disa lojtarë për të siguruar shumën që duhet për O’Ney. As qëndrimi i PSG nuk ndihmon për t’i lehtësuar gjërat. Megjithatë, ka shpresë, sepse përtej parave, Barça ka një organikë të pasur për çdo klub të madh në Europë dhe sigurisht që PSG nuk bën përjashtim. Duke lënë mënjanë të ashtuquajturit të paprekshëm të katalanët, si Messi, Piqué ose Suarez, gjashtë elementë të tjerë shfaqen si çelësa të mundshëm që hapin derën për rikthimin e Neymarit. Njëri prej tyre është Coutinho, por ai nuk është i vetmi lojtar interesant për francezët. Së bashku me ndërkombëtarin brazilian është gjithashtu Dembélé, një futbollist i ri dhe me të ardhme. Është edhe Rakitic, i cili ishte gati për të nënshkruar për parizienët verën e kaluar, gjithashtu Umtiti dhe Lenget, dy “prodhime” franceze, dhe në fund Semedo. Të gjithë këta emra i pëlqejnë trajnerit gjerman të PSG-së, Thomas Tuchel, që duket se është i bindur se nuk do ta ketë më Neymarin në dispozicion. Ka qenë gazeta gjermane “Bild” e cila ka hedhur një hipotezë të re për merkaton e klubit katalanas. Sipas prestigjiozes gjermane, Neymar do të kthehet tek Barça dhe në këmbim të tij spanjollët do të japin tre lojtarë. Sipas “Bild”, Osumane Dembele ose Philippe Coutinho, njëri nga këta të dy do të kalojë tek PSG dhe pjesa tjetër do të shlyhet me para. Në të kundërt Barcelona do të përfshijë edhe dy lojtarë të tjerë në këtë transferim të bujshëm. Do të jenë dy mbrojtësit: Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti, që do të kalojnë te kampionët e Francës. Por edhe nëse operacioni për transferimin e Neymarit dështon katalanasit kanë shumë yje në organikën e tyre dhe tani që Griezman u zyrtarizua te Barcelona, “topi” kalon tek Ernesto Valverde. Trajneri duhet të menaxhojë një yll më shumë në skuadrën e tij dhe duhet të mendojë se cili është formacioni ideal për t’i kënaqur të gjithë. Në fakt, ky nuk është objektivi kryesor. Kryesorja është që Barcelona të zbresë në fushë e ekuilibruar dhe të mos mendojë vetëm për sulmin. Për momentin, në fazën përgatitore do të paraqiten shumë futbollistë, të cilët do të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të qëndruar te Barcelona dhe për të zënë vendin në formacion. Sigurisht që do të mungojnë ata që ishin të angazhuar në Kupën e Amerikës. Griezmann mund t’i bëjë të gjitha rolet në repartin e sulmit dhe mund të angazhohet në të gjithë krahët. Megjithatë, i majti është shumë i vështirë, sepse aty do të luajë Lionel Messi. Griezmann mund të luajë përkrah tij në formacionin 4-3-2-1 për të mbështetur Luis Suarezin. Francezi gjithashtu mund të përshtatet mjaft mirë në krahun e majtë të sulmit në skemën 4-3-3, por edhe si sulmues i parë në vendin e Luis Suarezit. Ideja më e mirë mund të krijohet kur të jenë të gjithë lojtarët dhe kur të fillojë sezoni, pasi atëherë do të kuptohet se cilët do të qëndrojnë dhe cilët do të largohen nga skuadra e Barcelonës.