BREAKING NEWS

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të rëndë niset me urgjencë drejt Infektivit

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të
x

Sport

Barcelona nxjerr Interin jashtë Championsit, Valencia eliminon Ajaksin

Barcelona nxjerr Interin jashtë Championsit, Valencia eliminon Ajaksin

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të mëdha në xhiron e fundit në grupe, teksa u eliminuan Interi, Ajaksi dhe Zeniti, ndërsa vijuan garën Dortmundi, Çelsi e Valencia. Kryedueli i mbrëmjes së djeshme ishte ai në grupin F, ku Interi priti në një “San Siro” të tejmbushur Barcelonën, një duel që u vlente zikaltërve për kualifikimin, nisur dhe nga rivaliteti me Borusian e Dortmundit që vinte në këtë xhiro të fundit në grup në pozita pikësh të barabarta (nga 7 pikë secila). Në fillim shënuan katalanasit, me anë të Perez, duke vënë në vështirësi Interin e Kontes dhe duke futur në ankth mbi 72 mijë spektatorët në stadium. Por në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat 1-1 Lukaku me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës. Në pjesën e dytë ishte Barcelona që shënoi sërish me anë të fati dhe nxori Interin nga gara e Championsit, pasi e zbriti në vend të tretë, kurse Dortmundi fitoi 2-1 ndaj Slavias së Pragës. Në grupin E, Napoli kori një fitore domethënëse në përfundim të kësaj etape në Champions League, duke mundur me rezultat të thellë 4-0 ekipin belg të Genkut, në një duel ku Milik shënoi tregolësh. Duhet thënë se pavarësisht fitores, Napoli mbeti i dyti në grup, pasi rivali tjetër që kishte siguruar kualifikimin, Liverpuli, mundi në transfertë Salzburgun 0-2 dhe mbajti kreun e renditjes me 13 pikë, ndërsa Napoli u kualifikua si i dyti me 12 pikë. Në grupin G priteshin me shumë interes rezultatet e takimeve, pasi tri skuadra ishin në vallen e kualifikimit. Benfika, Zeniti dhe Lioni, pasi Leipzigu e kishte siguruar që më parë kualifikimin. Rezultatet ishin surprizë e madhe. Benfika fitoi 3-0, dhe nxori Zenitin jashtë loje. Lioni barazoi në fushën e tij me Leipzig, dhe përfitoi nga fitorja e Benfikës, duke shkuar në vend të dytë. Në grupin H, kishte enigma të mëdha dhe rezultate surprizë. Kështu, Ajaksi favorit humbi në fushën e tij me Valencian 0-1 dhe më tej kaluan spanjollët, ndërsa si vend i dytë u kualifikua Çelsi që mundi 2-1 Lilën.

 Adriatik BALLA