BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” e parë pa Mesin pas 16 vjetësh

Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” e parë pa Mesin pas 16

Të dielën do të luhet dueli derbi në La Liga spanjolle, midis Barçës dhe Realit, por pas shumë vitesh pa argjentinasin që ka ikur tek PSG

Reali e Barcelona janë klubet më të rëndësishme në Spanjë dhe dueli midis tyre regjistron në fakt Klasiken më të madhe të futbollit sot për sot në Europë. Por këtë fundjavë do të jetë e veçantë, pasi për herë të parë pas 16 vjetësh do të luhet pa Mesin. Argjentinasi ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 16 asiste në 16 vjet të sfidave kundër Los Blancos. Pas 45 “El Clasico”-sh, në të cilët Barcelona është argëtuar ndaj rivalëve të përjetshëm, tanimë pas 16 vjetësh ndeshet me Realin pa lojtarin më të rëndësishëm të historisë së saj. Mungesa e argjentinasit do të ndihet, por populli blaugrana tanimë shikon nga e ardhmja me lojtarët që ka në shtëpi, Ansu Fati, Gavi dhe Pedri. “El Clasico” i fundit pa Mesin daton në 10 prill të 2005 në Stadiumin Santiago Bernabeu. Një nga garat më emocionuese mes dy gjigantëve të La Liga-s. Ronaldinjo, Deko, Eto’o, Zidane, Ronaldo, Figo dhe Bekham ishin disa nga emrat që dhuruan një përballje të pasur me gola. Zidane, Raul, Ronaldo dhe Ouen dekretuan fitoren për Realin e Madridit, duke i bërë të pavlefshëm golat e Ronaldinjo dhe Eto’o. Ishte “El Clasico” i fundit para fillimit të epokës Mesi, dhe 16 vjet e disa muaj më pas, Barcelona do të provojë të mposhtë rivalët e përjetshëm pa lojtarin që bëri historinë. Hera e fundit që Barcelona ka fituar në “Camp Nou” ndaj Realit para se të debutonte Mesi ka qenë një ndeshje që përfundoi 3-0 me golat e Eto’o, Van Bronckhorst dhe Ronaldinjo në 20 nëntor të vitit 2004. Ndërkohë, presidenti i klubit, Huan Laporta, është shprehur se tifozët, pavarësisht pakënaqësive që kanë, duhet ta mbështesin ekipin e tyre të zemrës në duelin ndaj Realit të Madridit, sepse kjo ndeshje sipas tij është e rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit. Në fakt, Barcelona ka pasur një start të vështirë këtë sezon, i cili ka bërë që tifozët mos të jenë të pranishëm në tribuna për ta përkrahur klubin në disa ndeshje që i ka luajtur në shtëpi. Madje, në ndeshjen e fundit, atë kundër Valencias, Barcelona nuk e ka pasur as 50 për qind të mbushur stadiumin me tifozë. Po ashtu, ditë më parë ekipi ka njoftuar se ende ka shumë bileta në shitje për duelin me Real Madridin, gjë që ka sjellë edhe reagimin e presidentit Laporta. “Kam ndjenjë të mirë për këtë ‘El Clasico’. Po e shoh që ekipi po përparon dhe kjo më bën optimist. Luajmë në shtëpi dhe besoj se do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve, të cilët i ftojë të vijnë sepse janë të domosdoshëm për ekipin”, theksoi presidenti i Barcelonës, Huan Laporta.