Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Barcelona s’gabon dy herë, Suarez e Alba i çojnë blaugranat +10 nga Atletiko

Postuar: 18/02/2018 - 10:47

Barcelona barazoi javën e kaluar me Getafen duke u dhënë mundësinë rivalëve të Atletiko Madrid të afrohen në renditje deri në 8 pikë dhe duke vënë në pikëpyetje aftësinë e katalanasve për të ruajtur diferencën me pikë ndaj rivalëve në kampionatin spanjoll deri në fund të sezonit. Natyrisht, rikthimi i djeshëm te fitorja përballë Eibarit, në transfertë, ka rikthyer edhe entuziazmin në kampin katalanas, të cilët e çojnë sërish diferencën me ndjekësit e skuadrës së Simeones në dhjetë pikë, diferencë që të jep qetësi për momentin dhe e bën Barcelonën të mendojë më e qetë për sfidën e radhës, atë ndaj Çelsit në Ligën e Kampioneve. E thënë ndryshe, Barcelona nuk mund të gabonte në tri ndeshje radhazi të Primera Division. Skuadra “blaugrana” fitoi 0-2 në transfertë me Eibarin dhe e çon në 10 pikë diferencën me Atletikon e Madridit, që pret këtë të diel Athletik Bilbaon. Lionel Messi nxori të lirë Luis Suarezin me një asist perfekt në minutën e 16-të, rast të cilin uruguajani e shfrytëzoi maksimalisht, duke dërguar topin në rrjetë, pasi shmangu edhe portierin. Skuadra vendase u mundua me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit dhe në momentet kur po ushtronte presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Barcelonës pësoi golin e dytë që mban firmën e Jordi Albas 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Gjithsesi, duhet theksuar se në të 68-ën Eibari mbeti në inferioritet numerik, pas ndëshkimit të Orellanas me kartonin e dytë të verdhë. Në takim e parë të kësaj të shtunë në La Liga Sevilja fitoi 1-2 në fushën e Las Palmasit. Reali i Madridit ndodhet shumë pikë prapa Barcelonës, edhe pse “Los Blancos” mbajnë vendin e tretë në renditje për momentin. Skuadra e Zidane shpreson që në ndeshjet e mbetura të garës Barcelona të gabojë sa më shumë dhe ata të fitojnë sa më shumë që  të afrohen në klasifikim dhe të rihapin garën për titull. Por Eibar ishte një pengesë e vogël për Barcelonën ditën e djeshme dhe për Lionel Mesin e lojtarët e tjerë kualitativë të Barçës kjo pengesë nuk ishte e mjaftueshme që ata të merrnin maksimumin, domethënë trepikëshin, e gjitha kjo për të mbajtur me vendosmëri kreun e renditjes në La Liga dhe për të mbajtur sa më larg rivalët kryesorë, Atletikon e Madridit dhe Realin e Madridit. Pas ndeshjeve të kësaj jave, Barcelona shkon në 62 pikë në 24 ndeshje të luajtura, plot 10 pikë më shumë se Atletiko Madrid që mban vendin e dytë por ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Në vend të tretë përkohësisht ndodhet Valencia me 43 pikë dhe me një pikë më pak, pra 42 pikë, vjen në vend të katërt Reali i Madridit, i cili ka dy ndeshje më pak. Nëse Reali i fiton këto dy përballje, atëherë ai afrohet ndjeshëm me vendin e dytë, Atletikon, dhe mund të rihapë garën e titullit në La Liga. /Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 21:31

Po luhet në Bernabeu finalja e Copa Libertadores.

Boca Juniors ka kaluar në avantazh në minutën e 44-t ndaj River Plate.

Goli u shënua nga Dario Benedetto.

Postuar: 09/12/2018 - 09:33

Sonte në mbrëmje në orën 20:30 luhet finalja e Kupës Libertadores mes River Plate dhe Boca Junior

Postuar: 09/12/2018 - 07:25

 Në kuadër të javës së 16-të të Premier League në Angli, Çelsi i trajnerit Mauricio Sarri ar

Postuar: 09/12/2018 - 07:23

Partizani u frenua dje në Durrës nga Teuta, në një barazim 1-1, në një takim ku pavarësisht terre

Postuar: 09/12/2018 - 07:20

Atletika Shqiptare ka kaluar peripecitë e saj, me shumë sfida dhe pengesa, por ajo mbetet ende nj

Postuar: 08/12/2018 - 07:27

Kryendeshja e javës së 15-të të Serisë A italiane, Juventus-Inter, u luajt mbrëmë në “Allia

Postuar: 08/12/2018 - 07:25

Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë presidenti i saj Armand Duka deklaruan