BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Sport

Barcelona trondit Paris SG dhe bën një hap drejt gjysmëfinales, Atletiko fiton duelin e parë me Borusian

Barcelona trondit Paris SG dhe bën një hap drejt gjysmëfinales,

Paris San Zhermen humbi 2-3 përballë Barcelonës në çerekfinalen e parë mes tyre në UEFA Champions League. Në fakt, Barcelona e nisi këtë takim duke u mbrojtur dhe kjo dha përshtypjen se ajo luante e tërhequr, duke lënë disi hapësira për kundërshtarin që sulomoi me furi në minutat e para falë shpejtësisë dhe agresivitetit të Kilian Mbape. Por ndërsa Mbape ishte i rrezikshëm në çdo moment, lojtarët e tjerë të PSG-së lanë për të dëshiruar në pjesën e parë, sidomos Osman Dembele, por edhe mbrojtësit që në kundërsulmin katalanas gjendeshin të papërgatitur. Pas një 15 minutëshi të furishëm të PSG-së, lojën nisi ta orientonte sipas shijeve të saj Barcelona, e cila krijoi mjaft raste por portieri Donaruma ishte në ditë të mirë. Gjithsesi, në minutën e 37-të Rafinja shfrytëzoi një pozicionim të gabuar të mbrojtjes pariziene dhe me një gjuajtje të ftohtë e të saktë tundi rrjetën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për katalanasit, por me fillimin e pjesës së dytë do të ndodhte një surprizë e madhe. Futbollisti që ishte në hije në fraksionin e parë të lojës, Osman Dembele, shënoi golin e barazimit në minutën e 48-të, kurse 3 minuta më pas, pikërisht në të 51’, Vitinja shënoi golin e dytë, duke e përmbysur kështu rezultatin. Minutat në vazhdim bëhen mjaft interesante dhe në minutën e 62-të Pedri i sapofutur në vend të Robertos asiston si duhet për Rafinjën që shënon golin e barazimit, 2-2.  Pasiguria në mbrojtje e PSG-së dha efekt në favor të Barcelonës, që në minutën e 77-të gjeti golin e tretë me anë të Kristensen. Me këtë rezultat e favorizuar për duelin e kthimit është Barça, që ka shanse të shkojë në gjysmëfinale. Atletiko e Madridit u tregua mbrëmë skuadër e madhe në fushën e saj në kryeqytetin spanjoll, teksa u përballë me Borusian e Dortmundit në kuadër të çerekfinales së parë midis tyre në Ligën e Kampioneve. Spanjollët u treguan racionalë në veprimet e tyre, duke u ndihmuar nga përvoja që ata kanë në kompeticione të tilla. Atletikon mbrëmë e ndihmoi shumë goli i shpejtë që realizoi që në minutën e katërt me anë të De Pol. Në minutën e 32-të Atletiko Madrid e shtroi trasenë e rrugës drejt fitores, pasi shënoi golin e dytë që ishte me mjaft peshë për fatet e ndeshjes. Një pasim i Griezmanit u shfrytëzua si duhet nga Lino që dyfishoi shifrat. Me rezultatin 2-0 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë pati lojë të fortë nga të dy kampet, por loja ishte e kujdesshme dhe mbrojtjet u treguan në lartësinë e duhur. Gjithsesi, në minutën e 81-të Haller ngushtoi diferencën për gjermanët, një gol që i mban ata në lojë për duelin e kthimit që do të luhet në Dortmund.