BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Sport

Barcelona zhgënjen në ndeshjen e fundit të 2020, reagimi i Messit bën xhiron e botës (VIDEO)

Barcelona zhgënjen në ndeshjen e fundit të 2020, reagimi i Messit

Barcelona e mbyll vitin me zhgënjim teksa nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në transfertë ndaj Eibarit. Pavarësisht që katalanasit dominuan plotësisht ndeshjen, rezultati përfundimtar ishte vetëm një barazim 1-1. Nga gabimi trashanik i Ronald Arujos, përfitoi Kike që zhbllokoi rezultatin në minutën e 57′. Vendasit barazuan shifrat nëpërmjet Dembele që shënoi pas asistit të Firpos për 1-1, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Argjentinasi Lionel Messi nuk ishte i pranishëm në këtë përballje, për shkak dëmtimi, por e pa ndeshjen nga tribuna. Pas ndeshjes, Messi është kapur nga kamerat i dëshpëruar derisa vërehet duke tundur kokën me inat. Barcelona me këtë barazim renditet në vendin e gjashtë në La Liga me 25 pikë, ndërsa Eibar ngjitet në vendin e 14-të me 16 pikë.