BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

Bare-Bajrami-Ramadani, aksi i mesfushës i projektuar nga Reja për të ardhmen

Bare-Bajrami-Ramadani, aksi i mesfushës i projektuar nga Reja për

Kombëtarja grumbulloi në pesë ndeshjet e fundit eliminatore në grupin I kualifikues të Botërorit “Katar-2022” plot 9 pikë, por për lojën që zhvilloi mund të merrte edhe pikë të plota ndaj Polonisë, ndaj së cilës i kemi humbur të dy duelet eliminatore. Kuptohet, objektivi i skuadrës tonë ka qenë që njëra nga dy skuadrat, Polonia ose Hungaria, të mbetej poshtë nesh dhe në këtë pikë kuqezinjtë e fushës ia kanë dalë. Por ëndrra për një pjesëmarrje në finalet e një Botërori është shuar pas humbjes me polakët në stadiumin “Air Albania” më 12 tetor, një humbje 1-0, që ndikon drejtpërdrejt në renditje dhe në shanset e minimizuara edhe teorike për një vend në “play-off”. Megjithatë, disa gjëra janë përmirësuar ndjeshëm dhe ky është fakt evident. Trajneri Edi Reja e ka freskuar ekipin me lojtarë të rinj dhe elementë të tillë si Uzuni, Manaj, Çekiçi, Çokaj e sidomos Broja, po japin kontribut dhe po shtojnë minutazhin e tyre. Një nga lojtarët që e ka siguruar tashmë formacionin është mesfushori Keidi Bare. Lojtari i Espanjolit në kampionatin spanjoll po kalon formë të mirë dhe në ndeshjet e fundit bëri punë të madhe me organizimin dhe furnizimin e sulmit me topa. Në kushtet kur mesfushorët si Memushaj e Abrashi janë plakur e po pensionohen pak nga pak, por edhe rënia e Lenjanit dhe Roshit, apo paqëndrueshmëria e Gjasulës, kanë sjellë afrimin e elementëve të tjerë të rinj që duan të marrin më shumë hapësirë. Dhe këta elementë e kanë fituar bastin e tyre, sepse Reja i ka aktivizuar dhe ata e kanë shpërblyer besimin e trajnerit. Por ka edhe më: Tekniku veteran italian dëshiron një skuadër të madhe për eliminatoret e Europianit të ardhshëm dhe këta elementë po përzgjidhen me kujdes që tani.

Riorganizimi i mesfushës

Bare ka prej shumë takimesh që e ka fituar vendin e titullarit. Loja e tij teknike, me pasime të sakta, veprime luftarake dhe natyrisht profesionist në një kampionat cilësor sikurse është La Liga, e kanë ndihmuar të marrë rol preferues nga trajneri Edi Reja. Zakonisht ai e organizon lojën më mirë me Gjasulën në mesfushë e me Abrashin. Por në kushtet kur kosovari është dëmtuar dhe kur Gjasula mungon, atij i duhet të bashkëpunojë me Ramadanin ose ndonjë lojtar tjetër në këtë repart. Në takimet e fundit, është shtuar dhe një tjetër element cilësor në mesfushë dhe ai është lojtari i Empolit, Nedim Bajrami, futbollist që bën diferencë dhe koha e tregoi se në pak minuta që ka luajtur jo vetëm është përshtatur mirë, por është lojtar që tregon kompetencë edhe në role të tjera në fushë, gjë që pëlqehet fort nga tekniku veteran italian. Bare-Ramadani-Bajrami, janë treshja e mesfushës ku Reja do të bazojë lojën e grupit në sfidat e ardhshme dhe me gjasë mund të jetë shtylla kurrizore e këtij reparti dhe njëherësh skema ku ai planifikon të mbajë eliminatoret e ardhshme, pasi lojtarët janë të rinj në moshë. Në kohën kur Memushaj është pothuajse i tërhequr dhe kur Abrashin veteran s’po e lënë dëmtimet, Bajrami mbetet pikë referimi në mesfushë, një lojtar që bën shumë punë sidomos pas sulmuesve kryesorë si Manaj, Uzuni e Broja.