Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bartomeu: Nejmar ta harrojë Barcelonën, nuk e kthejmë më në “Kamp Nou”

Postuar: 23/10/2018 - 07:18

Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Nejmar, mësohet se kishte kërkuar të rikthehej në Barcelonë, për t’u bërë sërish pjesë e klubit blaugrana. Por edhe pse dëshira e tij ishte e madhe, presidenti i klubit katalanas Jozep Maria Bartomeu e ka hedhur poshtë si mundësi në mënyrë kategorike. Kështu, presidenti i Barcelonës, Bartomeu, i përgënjeshtron spekulimet e fundit mediatike që flasin pro një rikthimi të mundshëm të “yllit” brazilian, Nejmar, në organikën e katalanëve. Bartomeu bëhet kështu zëri përfaqësues i atyre që kanë mohuar një rikthim të mundshëm të sulmuesit aktual të PSG, kur zhurma mbi këtë çështje është në kulmin e saj. Pas largimit të sulmuesit 26-vjeçar drejt Parisit, në gusht të 2017-ës, për shifrën marramendëse të 222 milionë eurove, nuk është hera e parë që mediat fantazojnë mbi të ardhmen e tij, por këtë herë u duk sikur kishte diçka më konkrete mbi këtë çështje. Tashmë Bartomeu mohon interesin e klubit për rikthimin e bujshëm, duke shtuar se merkatoja e janarit do të jetë e qetë për Barçën. “Nejmar? U largua pa e kthyer kokën pas dhe ne nuk kemi as qëllimin më të vogël të bëjmë ndonjë lëvizje për të. Për më tepër, në merkaton e janarit mendojmë të mos jemi shumë aktivë, vetëm në rast se trajneri do të kërkojë ndonjë emër specifik. Mund t’i referohemi Barcelonës B, ku ka elementë që mund të integrohen edhe në skuadrën e parë.”, u shpreh Bartomeu, dukshëm entuziast për të ardhmen e klubit “blaugrana”. Që pas kalimit në “Parc des Princes”, Nejmar ka shfaqur një formë dhe rendiment në ngritje, duke shënuar 39 gola në 41 takime në të gjitha kompeticionet. Në edicionin aktual ka shënuar 11 herë në 11 ndeshjet e zhvilluara. Pavarësisht rendimentit të Nejmar shija e hidhur e largimit të tij duket se nuk është kapërdirë ende nga katalanët, me Bartomeun që shton se klubi katalanas nuk ka ndërmend të paguajë shuma të mëdha për lojtarët që paguajnë klauzolat e largohen nga klubi pa respekt. “Nuk preferojmë lojtarë që paguajnë klauzolën dhe largohen. Ne jemi për ata futbollistë që e duan këtë skuadër”, theksoi më pas Bartomeu. Ndërkohë, Bartomeu ka folur dhe për projektin e dështuar e të pamiratuar deri tani të ndryshimit të logos së klubit. Anëtarët e kryesisë së Barcelonës nuk e miratuan projektin e ri, rrjedhimisht presidenti Hoze Maria Bartomeu e detyrua ta tërhiqte këtë propozim. Megjithatë, ndryshimet mund të bëhen në një moment të dytë, pasi Bartomeu e ka cilësuar reagimin e asamblistëve si një problem të vogël dhe ka thënë se logoja duhet të ndryshohet për t’u përshtatur me epokën dixhitale. “Modifikimi i kësaj logoje është një mënyrë e përshtatjes me teknologjitë e reja. Nuk është e përshtatur me këtë epokë digjitale dhe për këtë arsye është e nevojshme të evoluojmë. Pasi i dëgjova njerëzit, e kuptoj se duhet ta shqyrtojmë qasjen tonë për këtë gjë pasi që propozimi nuk ishte i pranueshëm për delegatët”, theksoi më tej Bartomeu. Propozimi i Bartomeut ishte që nga logoja e Barcelona të largohen inicialet FCB, si dhe vijat e zeza brenda logos të largoheshin plotësisht.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:08

Ish-ylli i skuadrës së Barcelonës, Alex Song tregoi së fundmi për tmerrin që kaloi te skuadra ruse e Rubin Kazan.

Postuar: 15/11/2018 - 11:00

Ditën e djeshme qarkulloi në të gjitha mediat se duart e mafias italiane janë në tregun e basteve

Postuar: 15/11/2018 - 08:59

Granit Xhaka është një ndër futbollistët me origjinë shqiptare, që kanë shkëlqyer në arenën ndërk

Postuar: 15/11/2018 - 07:20

Rivaliteti midis Hoze Murinjos dhe Pep Guardiolës dihet.

Postuar: 15/11/2018 - 07:18

Qeveria mori dje vendim për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgat

Postuar: 15/11/2018 - 07:16

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skocisë,

Postuar: 14/11/2018 - 22:02

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, në një intervistë të dhënë për mediet,