
Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

“BBC” i kushton speciale Brojës: I ngjan Ronaldo fenomenit, do të bëhet i madh

Shkruar nga Adriatik BALLA 26 Janar 2022

Gjigandi mediatike “BBC”, i ka kushtuar një speciale futboll;listit shqiptar të Sauthemptonit, Armando Broja, i cili po shkëlqen me këtë ekip në Premier League angleze dhe është një nga më të mirët e kampionatit anglez për moshën e tij U-20. Kaq shënuar gola me peshë deri tani dhe më shumë se kaq ai po bën lojëra të qëndrueshme që kanë bindur dhe po nxisin Sauthemptonin ta blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Çelsi. Por blutë e Londrës e duan për vete në sezonin e ri dhe pritet ta kthejnë në kryeqytetin anglez në verë. Duke bërë një analizë të performancës së tij, “BBC” evidenton se ai ka potencë, kualitet dhe padyshim një lojtar i së ardhmes, që për nga cilësitë që shfaq në fushë ngjan me Ronaldo fenomenin.
Situata me Sauthemptonin
20-vjeçari ka realizuar pesë gola në Premierligë në 18 paraqitje, ka dhuruar dhe një asist. Ai në total këtë sezon numëron 7 gola dhe Sauthempton nga tani ka nisur punën për ta blerë krejtësisht në verë. Armando Broja është shndërruar në lider te Sauthempton. Kalimi në formë huazimi nga Çelsi në Sauthempton gjatë verës së vitit 2021 ishte vendimi më i mirë deri më tani në karrierë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. 20-vjeçari ka realizuar pesë gola në Premierligë në 18 paraqitje, ka dhuruar dhe një asist. Ai në total këtë sezon numëron 7 gola dhe Sauthempton ndjen se ka edhe shumë për të dhënë deri në fund të sezonit, teksa nga tani ka nisur punën për ta blerë krejtësisht në verë. Ai po rritet dita ditës dhe po shndërrohet në një sulmues vrasës para portës së kundërshtarit, por si shumë futbollist, nuk e ka pasur të lehtë arritjen në këtë situatë. Broja ka treguar rrugëtimin që ka bërë për të arritur deri në këto nivele dhe si rastisi mundësia deri te Totenhem e më pas Çelsi. “Unë shkova në disa prova te Readingu”, tha Broja. “Aty shkoi gjithçka mirë dhe më pëlqeu, por në atë kohë po kërkoja një klub më të madh”. “Ai skauti në fakt erdhi për të parë një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë përfundova duke fituar çmimin e lojtarit të turneut dhe ai më mori mua në vend të tij, kështu që unë shkova në Totenhem dhe firmosa për ta”. “Ne luajtëm shumë me Çelsin dhe ata më të vërtetë më pëlqyen si lojtarë, dhe atëherë iu bashkova akademisë së Çelsit”.
Ngjashmëria me Ronaldo fenomenin
Broja tregon se si gjithmonë idhulli i tij ka qenë Ronaldo Fenomeni. Sulmuesi i Shqipërisë e pranon se sa herë kishte mundësi, hapte You Tuben për të parë magjinë që Ronaldo dhuronte në fushë, lojën e të cilit mundohet ta bëjë sot 20-vjeçari i Kombëtares. “Ai ishte thjesht një lojtar i pabesueshëm”, tha Broja për Ronaldon. “Kam parë shumë nga klipet e tij. Ai ishte i fortë, i shpejtë, me dy këmbë, kishte gjithçka. Ronaldo është ai që unë aspiroj të jem”. Ai është pjesë e Çelsit që nga viti 2009. Ai debutoi me ekipin e parë më 8 mars në vitin 2020, trajneri Frank Lampard e futi 18-vjeçarin në katër minutat e fundit të fitores 4:0 kundër Evertonit, pak ditë pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale. Kontrata me Çelsin, hapi më i madh në karrierë për Brojën, që i hapi rrugë sot për të shkëlqyer te Sauthempton. Çelsi e huazoi verën e kaluar te Sauthempton ku sot është shndërruar në lojtarin kyç dhe dëshiron ta mbajë, por fjalën e fundit do ta ketë Çelsi, nëse do ta rikthejë, do ta shesë, apo do ta huazojë edhe për një sezon.
Më të lexuarat


Milan fiton titullin në Itali, Mançester Siti rrëmben trofeun në Angli me përmbysje

“Futboll buzë Drinit”, spektakël i madh sportiv e artistik në Dibër

Kupa e Botës mbërrin në Tiranë, Rama: Një ditë, mbase e fitojmë

Video/ Man City shpallet kampion i Premier League, shikoni festën e 'çmendur' të Guardiolës

Epike/ Ja si e merr medaljen ylli i Milanit, me shampanjë dhe puro (Video)

11 vite pritje, Milani shpallet kampione e Italisë për herë të 19-të në histori

Çfarë fshihet? Testamenti i firmosur tre vite para aksidentit tragjik dhe parandjenja e Michael Schumacher që e çoi në marrjen e vendimit të papritur, ku shkoi pasuria prej 900 milionë dollarësh?

Kapiteni i Juventusit i jep lamtumirën bardhezinjve me një të çarë në kokë

“Historia jonë është e shkruar këtu”/ ZYRTARE! Nuk ka më dyshime, Kylian Mbappe vendos ku do shkoj

“Ndizet” finalja e Conference, sulmuesi i Feyenoord “kërcënon” Romën: I mundim në “Air Albania”
