
Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

“BBC” paralajmëron me fakte kalimin e Armando Brojës në Serie A

Shkruar nga Adriatik BALLA 3 Maj 2022

Mediat në Itali dhe në Angli po i bëjnë jehonë lajmit që Napoli dhe ndonjë klub tjetër italian po kërkojnë me insistim sulmuesin shqiptar Armando Broja. Djaloshi nuk po kalon një moment të mirë, pasi ka disa javë që nuk shënon, por për cilësitë që shfaqi këtë sezon ai sërish mbetet një nga të rinjtë më të kërkuar në treg. Kështu, mediat shkruajnë se Napoli vazhdon të insistojë për Armando Brojën. Klubi italian ka piketuar sulmuesin e talentuar shqiptar si pasardhësin e Viktor Osimhen, për të cilin interesohet Mançester Junajtid. “BBC” shkruan se drejtuesit e Napolit po ndjekin me interes 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili është huazuar te Sauthempton këtë sezon, duke realizuar 9 gola dhe 1 asist në 36 ndeshje. “Transfermarket” e vlerëson Brojën 18 milionë euro, por sigurisht që Çelsi do kërkojë më shumë për ta lënë të lirë, edhe pse duhen konfirmuar ndryshimet në pronësi për të nisur zyrtarisht bisedimet e shitjes. Thomas Tuhel e vlerëson shumë yllin shqiptar dhe dëshiron ta ketë pjesë të ekipit në fazën përgatitore, me Brojën që do të provojë shanset e tij te “Blutë e Londrës”, me të cilët ka kontratë deri në 2026. Sulmuesi debutoi me kombëtaren shqiptare në shtatorin e vitit 2020, dhe deri tani ka realizuar tre gola në nëntë takime me kuqezinjtë e Edi Rejës. Te Napoli e cilësojnë si zëvendësuesin perfekt të sulmuesit nigerian. Çelsi mund të pranojë huazimin ose shitjen e Brojës, por kërkon të përfshijë një klauzolë riblerje në të ardhmen.
Trajneri i Sauthemptonit shpjegon “shterpësinë” e Brojës
Trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hasenhutl, i kërkoi klubit që të zgjasë qëndrimin e talentit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës me një tjetër sezon. 20-vjeçari u bashkua me Sauthempton në formë huazimi nga Çelsin në verë. Gjatë këtij sezoni Broja ka shënuar gjashtë gola në 29 paraqitje në Premier League. Ndërsa ka folur përpara ndeshjes kundër Kristal Palase, Hasenhutl tha: “Në këtë moment nuk është e lehtë të negociosh me Çelsi. Nuk ka dyshim dhe nuk është për t’u habitur që dua që ai të qëndrojë këtu edhe një vit. Unë e di se kjo do të ishte mirë për të.” Hasenhutl pati deklaruar në janar se bisedimet për të zgjatur qëndrimin e shqiptarit te Sauthempton ishin në zhvillim e sipër. Pavarësisht fillimit shumë të mirë të sezonit me Sauthempton, me katër gola nga gjashtë në total që ka shënuar, Broja tashmë ka 10 takime pa realizuar. Megjithatë, Hasenhutl nuk është i shqetësuar nga rënia e formës së sulmues, për të cilin shtoi: “Interesantja është se lojtarët e rinj nuk lejohen të bëjnë, dy apo tre-katër ndeshje të këqija, sepse nuk është e kuptueshme. Por është e kuptueshme. Pas performancës që bëri, të gjithë e njohin tani dhe të gjithë po kujdesen për të. Është shumë më e vështirë. Unë e di këtë si sulmues. Nëse askush nuk ju njeh dhe nuk i njeh pikat tuaja të forta, atëherë është më e lehtë të konkurroni. Është krejtësisht normale që vjen një moment që të kesh pak ngecje. Gjëja më e rëndësishme është që ai të fillojë të punojë shumë përsëri dhe të luftojë për të qenë i rrezikshëm”, shtoi ai.
Më të lexuarat


Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Roma rrëmbeu kupën e Conference League, ja skuadrat e radhës që do luajnë në stadiumin ‘Air Albania’
