BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Sport

Befasi në Kupë, Egnatia eliminon Kukësin, Flamurtari shokon Kastriotin

Befasi në Kupë, Egnatia eliminon Kukësin, Flamurtari shokon

Kukësi është eliminuar dje nga Kupa e Shqipërisë. Pavarësisht se e fitoi duelin me Egnatian 1-0, kuksianët vuajtën disfatën e ndeshjes së parë të turit të dytë, ku kishin humbur 3-1 ndaj rrogozhinasve. Natyrisht që pritej një forcë e shtuar e Kukësit në këtë përballje, por rezultati duhej të ishte më i thellë, gjë që verilindorët nuk ia dolën. Pra në turin e tretë shkon Egnatia, ndërsa Kukësi do t’i përqendrojë forcat e tij në kampionat, ku të hënën do të ketë një duel vendimtar për rivalitetin e titullit ndaj Tiranës. Në fund të ndeshjes së djeshme në Kupë, trajneri Diego Longo i Kukësit është shprehur me nota pozitive për ekipin, duke thënë se kjo është loja që ai dëshiron nga ekipi i tij. “Një nga ndeshjet më të mira të luajtura, edhe pse fitorja nuk mjaftoi për të kaluar turin. Mëkat për ndeshjen e parë, por me të vërtetë një ndeshje e mirë. 85% mbajtje topi, një shtyllë, shumë raste të qarta dhe një gol i anuluar në fund. Duhet të vazhdojmë kështu. Nëse ndokush nuk e kupton, më vjen keq për të, por është një problem i tiji. Tani të mendojmë të rikuperojmë dhe menjëherë mendjen te Tirana. Të hënën do të jetë një ndeshje e madhe”, shkruan Longo në statusin e tij në rrjetet sociale.

Kryendeshja me Bylisin, Skënderbeu kualifikohet nga penalltitë

Korçarët mposhtën dje mes emocionesh 4-3 me penallti Bylisin pas rezultatit final 3-3 të dy ndeshjeve të luajtura. Kjo ishte një ndër ndeshjet më të bukura e më të luftuara të Kupës duke prodhuar një rezultat fantastik. Të parët që kaluan në avantazh ishin ballshiotët me Qardakun, ndërsa Meksi dhe Elvi Berisha përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Ishte sërish Qardaku që barazoi shifrat duke çuar takimin në shtesa, ku më pas skuadrat i janë drejtuar penalltive. Skënderbeu është treguar më e saktë duke shënuar 4 prej tyre, ndërsa Bylisi ka shënuar vetëm 2 duke gabuar dhe dy të tjera. Në turin e tretë korçarët do të ndeshen me Teutën që më herët eliminoi Korabin.

Partizani nuk toleron, kalon në turin e tretë

Të kuqtë kanë bërë një performancë të mirë në Kupën e Shqipërisë, ku eliminuan Besëlidhjen e Lezhës. Në fakt, kjo skuadër i kishte hapur probleme Partizanit në të shkuarën dhe shorti kishte sjellë emocione me këtë përballje, por të kuqtë e zgjidhën si duhet fatin e kualifikimit, duke i fituar të dy përballjet me lezhjanët. Kështu, Partizani ka marrë një fitore të vuajtur 2-0 përballë Besëlidhjen në ndeshjen e luajtur në Cërrik. Natyrisht, Partizani do ta ketë sërish të vështirë, pasi në turin e tretë do të luajë përballë fituesit të derbit Tirana-Dinamo.

Surpriza/ Flamurtari mund të lakmojë Europën nga Kupa e Shqipërisë

Flamurtari bëri surprizën e madhe dje në Kupën e Shqipërisë. Kuqezinjtë, një nga ekipet më të lavdishme të futbollit shqiptar, garojnë në Kategorinë e Dytë. Gjithsesi, sot Flamurtari fitoi 2-4 në transfertë ndaj Kastriotit (1-1 ndeshja e parë) dhe siguroi një kualifikim fantastik në çerekfinalet e turneut të dytë të Kupës së Shqipërisë. Diamanti (2 herë), Pjeshka dhe Ribaj realizuan golat e suksesit. Vlonjatët bëhen e para skuadër e Kategorisë së Dytë në histori që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës.