BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Sport

Befasi në merkato, Lorenc Trashi firmos për Ballkanin e Dajës në Kosovë

Befasi në merkato, Lorenc Trashi firmos për Ballkanin e Dajës

Trajneri Ilir Daja ka një reputacion të mirë në futbollin shqiptar, gjë që e ka dëshmuar jo vetëm në krye të disa skuadrave në Superiore, por edhe me Ballkanin në Kosovë, ekip që e drejton edhe aktualisht. Rikthimi i Lorenc Trashit nga Arabia në futbollin shqiptar, por në Kosovë tek Ballkani, mund të jetë ndikim i drejtpërdrejtë i trajnerit Daja.

Surpriza

Klubi i Ballkanit vazhdon përforcimet në merkaton e janarit, teksa po bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit ku synon që të mbrojë titullin kampion të vitit të kaluar. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka në dispozicione emra shumë të rëndësishëm, por i ka shtuar “koleksionit” edhe një futbollist me shumë përvojë dhe cilësi si Lorenc Trashi. Marrëveshja mes palëve ishte lajmëruar prej disa ditësh por zyrtarizmi i saj është bërë sot, teksa Trashi ka nënshkruar një kontratë prej dy vitesh e gjysmë më kampionët në fuqi të Kosovës që synojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për të marrë pjesë rregullisht në grupet e Ligës së Konferencës.

Njoftim i klubit të Ballkanit

Klubi i Ballkanit ka bërë një njoftim në faqen zyrtare, duke informuar për afrimin e Trashit, si një lojtar me eksperiencë dhe që mund të rrisë pretendimet e skuadrës kosovare. “Mirësevjen Lorenc Trashi! Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Trashi ka firmosur me klubin tonë për dy vite e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Trashi ka qenë pjesë e ekipeve si Lushnja, Partizani dhe së fundmi ishte pjesë e klubit Qadsia SC (Kuvajt). Vlen të ceket se Lorenc Trashi ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë! Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit kampion të Kosovës, FC Ballkani.

Lëvizjet e tjera

Ndërkohë që ka ardhur Trashi, duket se Ballkani i trajnerit Ilir Daja kërkon të krijojë ekuilibra të rinj më të mirë se një sezon më parë. Kjo do të thotë se do të ketë afrime, por ato do të shoqërohen edhe me largime. Kështu, sulmuesit Dejan Zarubica dhe Lukas Kardozo më nuk janë pjesë e skuadrës së Ballkanit. Kampioni në fuqi, të premten ka njoftuar se ka liruar dy futbollistët, të cilën i ka falënderuar për kontributin dhe u ka dëshiruar suksese në karrierë. Zarubica, i cili është nga Mali i Zi, iu bashkua Ballkanit para fillimit të këtij sezoni, por me fanellën e ekipit nga Suhareka pati vetëm tetë paraqitje dhe një asistim gjatë stinorit vjeshtor. Ndërkohë, braziliani Kardozo, i cili gjithashtu u transferua te Ballkani verën e fundit, ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat. Trajneri Ilir Daja besohet se do ta drejtojë Ballkanin edhe në sezonin tjetër në kupat e Europës. ambicia e tij është të fitojë titullin kampion e më pas të luajë në Champions League, në mënyrë që klubi të fitojë sa më shumë në aspektin financiar, e më pas të shkojë sa më shumë raunde të jetë e mundur. Ballkani i Dajës është bërë faktor përcaktues në superligën kosovare dhe ka mundur madje të thithë shumë lojtarë cilësorë nga Shqipëria.