BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Sport

Befasi, rrugët e Duseldorfit vishen kuqezi për nder të Kombëtares Shqiptare

Befasi, rrugët e Duseldorfit vishen kuqezi për nder të

Ngjyrat kuqezi pushtojnë njërin nga qytetet e njohur gjermane. Në fakt, që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër. Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Europiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia. Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori. Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro. Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Europianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg. Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë. Pikërisht për këtë të fundi, takim që do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friend Arena”, sot kanë dalë biletat në shitje, rreth 1500 do të jen në dispozicion për tifozët shqiptarë dhe do të kushtojnë rreth 9000 lekë. Ndërkaq ditën e sotme Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar në krye të pankinës ish-sulmuesin danez të Milanit, John Dalh Tomason si trajnerin e parë. 47-vjeçari hynë në histori si trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e përfaqësueses së Suedisë. Ai do të debutojë në miqësoren me Portugalinë, më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë me Shqipërinë.

Silvinjo vijon turin e takimeve dhe vrojtimeve

Trajneri i Kombëtares kuqezi, braziliani Silvinjo, theksoi pak ditë më parë se do të vëzhgojë të gjithë lojtarët që janë pjesë e kontigjentit potencial të përfaqësuese dhe se në miqësoret e ardhshme do të përpiqej t’u jepte shansin të gjithëve, në mënyrë që të ketë një ide më të qartë për listën përfundimtare që do të hartojë në muajin qershor në kuadër të finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani-2024”. Deri tani trajneri ka bërë turne në Itali, Gjermani, Angli, Turqi e në disa vende. Ai ka takuar lojtarët më në formë, ata që janë pjesë e Kombëtares, por edhe të tjerë që dëshirojnë një ftesë, ka folur me ta, ka mbajtur shënime për të dhënat e tyre sportive, projektin e lojës, cilësitë teknike dhe përshtatshmërinë me skemën taktike etj. Silvinjo ka qenë entuziast nga këto takime. Ai ka mbajtur shënime, por nuk i ka bërë publike, duke qenë se kontaktet kanë qenë private. Këto turne që ai bëri për ditë më radhë i kanë vlejtur të marrë indiciet e duhura për projektin e madh të Europianit. Mbetet të shihet se sa lojtarë do të ftojë ai në miqësoret e muajit mars dhe cilët do të jenë ata. A do të ketë të rinj që do tu jepet një shans? Po nga veteranët kush do të mbetet jashtë? Këto pikëpyetje do të marrin zgjidhje në momentin e duhur, kur të afrojnë ndeshjet miqësore të marsit.