BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Befason Ronaldo, vitin tjetër mund të tërhiqet nga futbolli, Mesi mbetet sërish numri 1

Befason Ronaldo, vitin tjetër mund të tërhiqet nga futbolli, Mesi

Në një intervistë për mediat portugeze, ku zbuloi edhe oborrin e shtëpisë së tij luksoze nga e cila shikohet i gjithë qyteti i Torinos, Kristiano Ronaldo ka folur për disa tema. “Kush fiton ka gjithmonë të drejtë, mendoj se asnjë nuk mban më shumë rekorde se unë. Nuk është rastësi që unë dhe Mesi jemi të vetmit që kemi fituar nga 5 herë Topin e Artë”. Ronaldo ka shpjeguar edhe njëherë se përse zgjodhi Juventusin pas 9 viteve fantastike te Reali i Madridit. “Pas eksperiencës me Realin doja një sfidë të re, kjo ishte një sfidë tërheqëse për mua sepse bardhezinjtë gjithmonë më kanë pëlqyer”, tha ai. Nga Juvja te ardhmja e tij, kur do të vijë momenti që “CR7”-ta do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. “Mund ta mbyll karrierën vitin e ardhshëm por mund të luaj edhe deri në moshën 41-vjeçare. Gjëja më e rëndësishme është të shijoj momentin. Prandaj zgjodha Juven sepse këtu kam qenë i motivuar që ditën e parë dhe dua të fitoj gjithçka me këtë klub”. Në fund një mendim për çështjen Majorga nga e cila Ronaldo është shpallur i pafajshëm por edhe për vlerën e tij në merkato. “Kur vënë në dyshim ndershmërinë tënde normal që do të ndihesh keq. Kam një partnere, kam 4 fëmijë, njëri prej tyre është 9 vjeç dhe është inteligjent. Në shtëpi hynin të gjitha këto lajme për faj të gazetave, por falë zotit u demonstrua që jam i pafajshëm. Vlera ime në merkato? Sot kushtojnë të gjithë shumë. Fillohet gjithçka nga 100 milionë euro dhe shoh mbrojtës që shiten nga 75 milionë euro, ndoshta tashmë unë vlej 3 apo 4 herë më shumë”, shtoi sulmuesi portugez i Juves.

Ronaldo apo Mesi më i fortë, flasin ekspertët e universitetit

Pyetja është nga ato që mund të mbeten edhe pa përgjigje: cili është më i fortë Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi? Janë lojtarë të ndryshëm, të dy vrasës, të jashtëzakonshëm dhe të dy tashmë kanë shkruar me germa të arta historinë e futbollit. Por shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje. Sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze “SciSports”, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Mesi. Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse. Përfundimi i këtij kërkimi është: Mesi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Kristiano Ronaldo është ndalur në 0.61. KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Mesin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por, pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm. Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit.

Adriatik BALLA