
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Befasuese, Inter Miami pranon se Mesi do ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Shkruar nga Adriatik BALLA 4 Tetor 2023

Kalimi i Lionel Mesit nga Europa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës. Për të bërë një lëvizje të tillë madje Mesi refuzoi deri në 400 mln euro ofertë nga një klub i Arabisë Saudite. Ndërkohë, lajme të reja ka rreth tij. Kështu, presidenti i Inter Miamit, Horhe Mas ia ka bërë një premtim Lionel Mesit që ai do të mundë ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit si futbollist përpara tifozëve të Barcelonës. Numri 1 i klubit amerikan kështu i ka gëzuar tifozët “Blaugrana” pasi shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund t’i vendos këpucët në gozhdë në “Camp Nou”, aty ku e kaloi pjesën më të mirë dhe më të ëmbël të karrierës. “Largimi i Mesit nga Barcelona nuk ka qenë sipas dëshirës së tij, nuk ka mundur t’i thoshte lamtumirë klubit që e kishte pritur që kur ishte fëmijë. Mënyra e largimit nuk ishte ajo që e donte Lionel. Kjo është arsyeja që unë e mora zotimin se do të bëj gjithçka që është e mundshme për t’ia dhënë mundësinë që të përshëndetet me tifozët e tij në Barcelonë”, deklaroi Mas për “El Club del Deportista”.
Kujtojmë se Leo Mesi ishte larguar nga Barcelona si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata më 1 korrik të vitit 2021. Për shkak të rregullave dhe të limitit të kaluar të “fair-play” financiar të La Ligës, Barcelona nuk kishte mundur të arrinte marrëveshje të re me yllin argjentinas. Ai më pas ishte transferuar në Paris San Zhermen, ku i kishte kaluar dy sezone jo fort të kënaqshme dhe palët u ndanë pasi atij i skadoi kontrata dyvjeçare. E gjatë verës që shkoi, kampioni i botës me Argjentinën e mori rrugën përtej Atlantikut, ku po shkëlqen në Inter Miami. Ndërkohë, në kampin katalanas ka zhvillime të vrullshme që lidhen s ame hetimin e klubit për përfshirje në skandalin e arbitrave, sa hetime për shpenzime më shumë sesa lejon rregullorja e “Fair Play-it Financiar”, ashtu dhe zhvillime brenda grupit që lidhen me pozitat e trajnerit Ksavi Hernandez dhe autoritetit të tij në krye të skuadrës katalanase.
Mësohet ndërkohë se sulmuesi Ansu Fati do të jetë shitja e madhe e Barcelonës në afatin kalimtar të verës. “Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se te Barcelona tashmë kanë marrë vendim për të ardhmen e 20-vjeçarit. Fati do të nxirret në shitje me të përfunduar edicioni aktual dhe te Barcelona po shpresojnë të përfitojnë mbi 50 milionë euro nga kartoni i tij. Fati, aktualisht është i huazuar për një vit te Brightoni, ekip që nuk e ka opsionin e blerjes së tij. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar para tre vjetësh. Aktualisht, Fati ka shënuar 1 gol në tri ndeshje të luajtura në Premier League me fanellën e skuadrës së Brightonit.
Më të lexuarat


Armando Sadiku nuk ndalet në Indi, dygolësh për fitoren e Mohun Bagan

Mbyllen ndeshjet në Kupë, përcaktohen 8 çiftet e raundit tjetër

Skena të frikshme/ Qese kufomash me fotot e tyre, tifozët kërcënojnë futbollistët me vdekje

Rikthimi i mundshëm në Europë/ Jasir Asani, po mendohet për ekipin e ri

Euro 2024/ “Çmenden” çmimet e fluturimeve nga Shqipëria në qytetet gjermane, ja shifrat marrëmanedëse për të ndjekur nga live kuqezinjtë

Mikroçip brenda topit, UEFA zbardh risitë që do të ketë në Euro-2024, shet edhe finalen e Champions

Miqësorja me Zvicrën testi i duhur, por Silvinjos i intereson më shumë forma e lojtarëve

Faruk Kalleshi, “Everesti” i shtangës shqiptare

“Shpresoj që Shqipëria do te jetë befasia e madhe e këtij grupi”, De Biasi: Për fitore ndikon faktori...

Protesta dhe postimi në rrjetin social, Haland mund të marrë dêminim e ashpër
