BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Befasuese, Strakosha në bisedime me Çelsin, sezonin e ri luan në Premier League

Befasuese, Strakosha në bisedime me Çelsin, sezonin e ri luan

Merkato ka hyrë në një fazë interesante të saj, pasi klubet po përpiqen të mbyllin lëvizjet e projektuara para se të nisin fazën e tyre përgatitore dhe ky është një parim i përgjithshëm për transferimet verore dhe objektivat që kanë klubet në treg para se të nisin një edicion të ri. Një nga lojtarët shqiptar që është aktualisht në pritje të mësojë emrin e ri të skuadrës është Thomas Strakosha, i cili është në bisedime me disa klube angleze dhe së fundmi gazetarët e njohur të merkatos në Itali e radhisin krah klubit të Çelsit, një surprizë e vërtetë kjo që u shfaq ditën e djeshme. Nuk është vetëm gazetari italian Fabrizio Romano që e ka shkruar këtë, por media të ndryshme në Itali dhe në Angli këmbëngulin që Strakosha jo vetëm është në bisedime me klubet angleze, por me shumë gjasë ai mund të veshë fanellën e Çelsit sezonin e ardhshëm, për momentin në statusin e portierit të dytë.

Qëndrimi i gazetarëve italianë

“Gardiani” i portës së skuadrës tonë kombëtare, Thomas Strakosha, vijon të ngjallë kështu interes në klubet e Premier League angleze dhe konfirmohet plotësisht se përveç Njukasëllit, shqiptarin është duke e ndjekur me vëmendje edhe Çelsi. Ky lajm është bërë publik nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili në një postim në “Tëitter” shkruan se portieri “kuqezi” është një nga opsionet e “bluve” të Londrës, duke qenë se aktualisht është lojtar i lirë. “Thomas Strakosha është duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha duke qenë se është lojtar i lirë. Çelsi po e konsideron si një opsion, në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë”, shkruan Farbizio Romano. Pas 10 vitesh pjesë e klubit të Lacios, shqiptari ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin italian dhe pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë. Arsyeja pse Strakosha vendosi të mos rinovonte me klubin italian lidhet jo vetëm me anën financiare, por edhe me kushtin që shqiptari i vendosi Lacios, pra roli i padiskutuar i titullarit. Pra mbetet të shihet deri në fund se çfarë qëndrimi do të mbajë ai, nëse do ta pranojë Çelsin, apo do të shohë mundësinë e një ekipi tjetër që i ofron rolin e titullarit.

Kombëtarja

Strakosha është i konfirmuar tashmë si portier i përfaqësueses, me të cilën ka luajtur shumë ndeshje e do të luajë edhe më shumë në të ardhmen duke pasur parasysh moshën jo premtuese të Etrit Berishës. Edhe pse në rivalitet, dy portierët tanë kanë pasur momente të mira në Serinë A por edhe në Kombëtare dhe ata janë alternuar mjaft mirë me njëri-tjetrin. Por kanë edhe cilësi, pasi vetë trajneri Edi Reja është shprehur më shumë se një herë se portierët e Kombëtares janë të nivelit më të lartë në Europë. Në muajt e fundit titullar ka qenë Berisha, por kjo jo vetëm prej formës, por më së pari sepse Strakosha mungoi për shkak të angazhimeve të tij në bisedimet me klubet angleze, pasi është kuptuar tashmë se ai do të largohet nga Lacio e do të kalojë në Premier League (me shumë gjasë) e dje në listën e klubeve të interesuara u shfaq edhe Çelsi.