BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Sport

Bekim Balaj ka një kërkesë për kryeministrin Rama nga Austria

Bekim Balaj ka një kërkesë për kryeministrin Rama nga

Dy lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit Odise Roshi dhe Bekim Balaj në një intervistë në Report Tv i kanë bërë një apel kryeministrit Edi Rama që të vendosë dorën në zemër për të mbështetur sportin në këtë moment të vështirë, pasi shuma prej 30 mijë lekësh që vendosi FSHF-ja është e pamjaftueshme sipas tyre për një futbollit.

Sulmuesi Bekim Balaj tregoi si po stërvitet në këto ditë që ndodhet në karantinë. Shkodrani tregoi se ushtrimet për të qenë në formë i kryen në park, pasi masat janë pak më të lehta se në Shqipëri.

"Kjo ka qenë periudhë për të gjithë e vështirë, por për ne njerëzit e sportit, një muaj në karantinë në Austri. Por mund të them se më e vështirë është jeta dhe siguria se aktivitetet sportive. Shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt dhe të kthehemi në normalitet.Jemi mundur, kemi bërë stërvitje në planin individual më shumë, afër shtëpisë kam një park. Këtu nuk është si në Shqipëri, ku masat janë shumë të rrepta, këtu kemi qenë pak më të mirë. Nuk lejohet grupi i njerëzve më shumë se dy persona në park, por ka mjaftuar për të pritur me padurim që gjithçka të kthehet në normalitet. Këtu do të ketë lehtësime pas datës 14 apo 16, pas Pashkës, biznesi i vogël do i kthehet normalitetit por rregullat do të jenë strikt, por do të provojnë gradualisht. Pak më herët po dëgjoja kisha një lidhje me një mik timin, Gazonin e kam pasur shok gjimnazi, më vjen mirë kur dëgjon që shqiptarët bëjnë gjeste të tilla, e përgëzoj dhe e falenderoj për këtë gjest që na bën krenarë të gjithëve" tha Balaj.