BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Sport

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep

Nëse ka një futbollist të Kombëtares në këtë moment që meriton notën 10, ai është padyshim Berat Gjimshiti, i cili ka qenë titullar në duelet e përfaqësueses në këto eliminatore dhe me një rol të rëndësishëm në fushë, pasi ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Padyshim që kosovari ka bërë ndeshje të mëdha dhe shpreson që me kuqezinjtë këtë herë të kualifikohet në Europian. Nga ana tjetër, me Atalantën e tij në Serie A sapo ka shkruar një faqe historie. Bëhet fjalë për një shifër jubile fitoresh. 100 fitore së bashku. Atalanta ka nderuar me një postim në llogarinë e klubit në rrjetet sociale Berat Gjimshitin, mbrojtësin e kombëtares kuqezi për një arritje të veçantë, atë të fitores së 100-të me fanellën e bergamaskëve. Shifër jubilare e arritur kjo nga Gjimshiti në takimin e kësaj mesjave në transfertën e Veronës. Një postim i thjeshtë por domethënës që vlerëson edhe kontributin e jashtëzakonshëm që Gjimshiti po jep në Serinë A, me Atalantën ku është padyshim një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e suksesit të klubit bergamask. Gjimshiti ka hyrë në sezonin e tij të 6-të me Atalantën skuadër ku u transferua në sezonin 2016-2017, dhe është shndërruar në një lider të skuadrës që në këto vitet e fundit ka surprizuar në luftën për zonën e lartë të klasifikimit, duke arritur të presë edhe biletën direkte për në grupet e Championsit, duke u renditur ndër 4 skuadrat më të mira të një prej kampionateve më të fortë në botë.

Qëndrimi i shqiptarit për fitoren e fundit dhe sfidën e radhës me Juventusin

Berat Gjimshiti ka folur për mediat italiane mbi fitoren e fundit të Atalantës dhe shanset e ekipit të rivalizojë në Serie A. “Jemi të lumtur për rezultatin që arritëm, por disi më pak për paraqitjen e radhës që ofruam. Ishte e rëndësishme të fitonim me Veronën, sepse kjo është një transfertë gjithmonë delikate, shumë fizike dhe e vështirë për t’u luajtur. Por ne treguam se e merituam dhe çuam në shtëpi tri pikë me shumë vlerë. Më pak sulmues? E vërtetë që zgjedhja e bërë nga ne pas avantazhit ishte një gabim, por Verona nuk pati asnjë rast për të na shënuar gjatë të gjithë ndeshjes, ndërsa ne shpërdoruam si shumë, edhe pse në këtë fillimsezoni, ku gjendja nuk është ende perfekte, ndoshta mund të pranohen këto vështirësi. Nëse ne kemi bërë gjëra të mira, merita kryesore u takon mesfushorëve dhe sulmuesve, të cilët na kanë ndihmuar, duke u sakrifikuar jo pak. Dhe padyshim që për ne është një sodisfaksion”, theksoi Gjimshiti. Lidhur me ndeshjen me Juventusin, Berat Gjimshiti është optimist. “Në këtë periudhë është shumë e vështirë që të përgatisim ndeshjet, sepse kalendari është tepër i ngjeshur. Juventusi është një klub i madh, por ne kemi treguar në vitet e fundit se dimë se si t’i bëjmë keq dhe duam që t’i mundim edhe këtë herë. Për ne është e rëndësishme që të bëjmë një rezultat pozitiv me Juven, sepse menjëherë më pas kemi duelin me Lacion, ndaj nuk do të jetë aspak një muaj i lehtë që na pret, deri te ndeshjet me Kombëtaren”, deklaroi Berat Gjimshiti, aktualisht lojtari më i stabilizuar i formacionit të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo.