BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Sport

Benzema: Kur luaja me Ronaldon më ndryshuan rolin për t’i shërbyer atij

Benzema: Kur luaja me Ronaldon më ndryshuan rolin për t’i

Kristiano Ronaldo është sulmues race dhe padyshim një lloj lojtari që imponohet në fushë. për të ka vlerësime të shumta pozitive, por marrin vlerë sidomos kur i thotë një bashkëlojtar i tij tek Reali i Madridit. Kështu, Karim Benzema ka zbuluar gjithçka. Francezi u përshtat më së miri me portugezin në repartin e avancuar dhe për më tepër, gjatë kohës që kanë luajtur bashkë, Kristiano Ronaldo ka kaluar vitet më të arta të karrierës së tij. Në një intervistë të dhënë për programin “Universo Valdano”, sulmuesi francez ka folur për bashkëjetesën me Kristiano Ronaldon dhe ka pranuar se i është dashur të modifikojë stilin e tij të të luajturit për të ndihmuar portugezin. “Te Lioni luaja në një mënyrë tjetër, ndërsa tani po argëtohem shumë, pasi prek shpesh topin dhe jam gjithmonë pjesë e lojës. Me Kristianon më është dashur të modifikoj stilin tim të lojës, pasi luaja për të. Kisha në krah njërin që bënte dyfishin apo trefishin e golave të mi dhe më duhej të adaptohesha. Kam menduar që nuk do të më kushtonte asgjë po të ndryshoja stilin tim të lojës dhe t’i pasoja më shpesh atij. Kam lënë mënjanë egon time prej golashënuesi”, u shpreh Benzema. Karim Benzema ka thënë se gjithmonë e ka pasur shembull Ronaldo Nazarion, legjendën braziliane të cilin e vlerëson si sulmuesin më të mirë në histori të futbollit. Sulmuesi francez e ka formuar rrugën e vet në Real Madrid në vitet e fundit, por këmbëngul se asgjë nuk do të kishte arritur sikur mos të ishte për ish-sulmuesin brazilian. “Ronaldon e kam pasur idhull prej moshës së re. Fillova të shikoj futboll për shkak të tij”, tha Benzema për Movistar. “I shikoja lëvizjet e tij dhe përpiqesha ta imitojë çfarëdo që bënte ai. Askush nuk ka qenë si ai, ka qenë shembull për mua”, shtoi ai. Ai e lartësoi ish-sulmuesin e Interit, Barcelonës dhe Real Madridit: “Disa lojtarë e kishin shpejtësinë e tij, por jo edhe kontrollin e topit dhje aftësisë e tij në të njëjtën kohë”.“Njerëzit mendojnë se ai shënonte vetëm gola, por ai mund të bënte gjithçka. Sulmuesit duhet të dinë si të bëjnë shumë gjëra, jo vetëm të shënojnë gola, dhe Ronaldo ishte shembulli i përkryer”, nënvizoi në fund sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema. Ndërkohë, Reali i Madridit sezonin e shkuar nisi të jetë ai i mëparshmi, teksa arriti të fitojë La Ligan, pas dominimit të Barcelonës në vitet e fundit. Madrilenët këtë merkato nuk kanë blerë asnjë lojtar për shkak të problemeve financiare dhe Zidan do i duhet të administrojë yjet në dispozicion. Megjithatë, dëmtimet e kanë dënuar jo pak skuadrën dhe sot mësohet se një tjetër senator i ekipit të Zidan është dëmtuar. Tibo Kortua ka lënë grumbullimin e kombëtares së Belgjikës për shkak të një dëmtimi, teksa ende nuk raportohen informacione specifike rreth lëndimit dhe kohës që ai do qëndrojë jashtë fushave. Gardiani do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Belgjikës: miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Islandës dhe Anglisë. Te Real Madrid të dëmtuar janë edhe Hazard, Karvajal dhe Odriozola.