
E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

Benzema në prag të rekordit historik, synon titullin e 5-të në Champions

Shkruar nga Adriatik BALLA 26 Maj 2022

Sulmuesi francez është shpresa e madhe e Realit të Madridit në finalen e 28 majit që do të luhet në stadiumin e Parisit
Karim Benzema do të luajë të shtunën një ndeshje historike. Rivalitetin do ta ketë me sulmuesin egjiptian të Liverpulit, Mohamed Salah. 49 golat e Benzemasë në 52 ndeshje i lënë nën hije 33 golat në 59 ndeshjet e Mohamed Salahut, ndërsa edhe Kilian Mbape, i cili ka refuzuar Real Madridin, është inferior, me 43 gola në 49 ndeshje. Nëse Real Madridi mund Liverpulin për të fituar trofeun e 14-të evropian, pritet që Benzema të mundë gjithashtu Salahun dhe Sadio Manen për të fituar “Topin e Artë” të tij të parë. Këtë sezon, Benzema ka shënuar më së shumti gola në karrierë për Realin e Madridit dhe më së shumti në karrierën e tij në Champions. Ai është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar “hat-trick” në këtë garë dhe golashënuesi francez më produktiv në histori. Nëse ai shënon dy gola këtë fundjavë, ai do të barazojë rekordin e Kristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve prej 17 golash, numri më i madh i shënuar ndonjëherë nga një lojtar në një turne të vetëm. Zinedine Zidane, të cilin Benzema e përshkroi si një vëlla më të madh, tha se Benzema ishte “një dhuratë për këdo që e do futbollin”, “një futbollist total” dhe “më i miri”. Ish-fituesi i “Topit të Artë”, Zhan Pierr Papin, tha: “Benzema ka fuqinë e Ronaldos, shpejtësinë e Ronaldinjos, klasin e Henrit dhe instinktin e David Trezeguetit”. Në moshën 35-vjeçare, Benzema kërkon të fitojë trofeun e tij të pestë në Ligën e Kampionëve në tetë vjet, për të shkuar me katër titujt e tij në La Liga, dy Kupat e Spanjës, katër Kupat e Botërorit të klubeve dhe tri Superkupat Evropiane. Këtë sezon, ai gjithashtu fitoi trofeun “Pichichi”, pasi përfundoi si golashënuesi më i mirë i La Ligës. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha gjërat që zotëron Benzema, lavdërimet e fituara ose të humbura dhe arritjet e tij të konsiderueshme deri më tani, kjo finale e Ligës së Kampionëve është diçka tjetër. Do të ishte një trofe që do t'i përkiste Real Madridit, por më shumë se kujtdo tjetër, një triumf që do t'i takonte atij. Për shumë vite, gjithmonë supozohej se Benzema mbeti i pavlerësuar, një lojtar që mund të admirohej gjithmonë te Real Madridi, por kurrë nuk do të konsiderohej si një nga sulmuesit më vdekjeprurës në lojë. Roli i tij mbështetës për Ronaldon dhe një mungesë gjashtëvjeçare te Franca, përfshirë Kupën e Botës që francezët e fituan në vitin 2018, luajtën një rol të madh në këtë. Por gjithashtu nuk ka pasur kurrë një titull që i përkiste Benzemasë, një garë që ai e përcaktoi në një mënyrë që do të thoshte se do të lidhej gjithmonë me të.
Më të lexuarat


Qato dëmton ligamentin dhe trondit Laçin, Zhunior letër lamtumire Partizanit

Rei Manaj në bisedime me Getafen dhe Uotfordin, Asllani merr numrin 14 tek Interi

Sakrifica paguhet, ja emrat e njohur të futbollit që kanë luajtur me probleme shëndetësore

Vjedhja spektakolare në mes të festës/ Banda shqiptaro-spanjolle i merr 3 mln euro bizhuteri dhe cash Ronaldos dhe futbollistit të Italisë, dy të arrestuar

Kupa e Botës në Katar pritet të jetë më e shtrenjta në histori, do ta presin vetëm 8 stadiume

Josa frenon “boom”-in e Vllaznisë në merkato: Afrimet me tepri prishin ekuilibrat e grupit

Asllani pritet me ovacione tek Interi, zikaltrit kanë në plan edhe Kumbullën

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Konfirmohet skuadra që Griezmann do të luaj sezonin e ardhshëm

Bayern 'fsheh' Lewandowskin në videot promovuese për sezonin…
