BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Sport

Berat Gjimshiti njeriu i momentit në Europë, ngriti lart trofeun e Europa League

Berat Gjimshiti njeriu i momentit në Europë, ngriti lart trofeun e

Paraqitja e lojtarëve shqiptarë në Europë po rritet nga viti në vit dhe këtë herë dy prej tyre ishin në formacionin ideal të Ligës së Europës, pasi të dy mundën të jenë në finalen e madhe. Granit Xhaka që luan për Bajer Leverkusen e humbi finalen, por falë ecurisë së tij sezonale ia doli të përzgjidhet në formacionin më të mirë, kurse Berat Gjimshiti tregoi potencial të paparë në finalen e madhe të Dublinit dhe fitoi trofeun, duke u përfshirë gjithashtu në formacionin ideal. Madje nga Atalanta ishte nga të paktën në formacionin më të mirë. Duhet thënë se në derbin shqiptar të kësaj finaleje fitoi Gjimshiti, pasi ngriti trofeun, e njëherësh ishte dhe kapiteni i madh i Atalantës në Arenën e Dublinit.

Vlerësimi në shtypin sportiv europian

Një shqiptar, më saktë kapiteni i Kombëtares Shqiptare që ngre lart trofeun e Europa League-s! E jashtëzakonshme! Në mbrëmjen magjike të Atalantës, Berat Gjimshiti është kthyer në një motiv krenarie për shqiptarët anembanë botës, është shqiptari i parë që ngre lart një trofe kaq të rëndësishëm dhe, për më tepër, si kapiten i skuadrës së tij. Gasperini shkoi t’i dhuronte një përqafim të veçantë menjëherë pas ndeshjes, tjetër tregues i peshës, përveç shiritit, që ka në dhomat e zhveshjes, ashtu si festimet me shokët dhe tifozët. Gjimshiti është vlerësuar gjerësisht me një ndër notat më të larta në finalen e madhe të Europa League-s, garanci në mbrojtjen bergamaske, ndërkohë që një ditë më pas faqja e specializuar “sofascore” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Europa League. Të gjitha vlerësime të merituara për një futbollist që ka shfaqur rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, me saktësinë , vazhdimësinë dhe pjekurinë e tij, ashtu siç ka bërë edhe në Kombëtaren Kuqezi, ku është, pa dyshim, lojtari më i suksesshëm i këtij viti. Kapiten i skuadrës së Silvinjos, Gjimshiti është pa dyshim një ndër shtyllat më të forta edhe për në Euro 2024, aty ku shkon me statusin e një kampioni të Evropës në nivel klubesh, teksa edhe ndokush nga shqiptarët që e kanë parë të ngrinte trofeun kontinental me Atalantën, të mërkurën mbrëma, kanë menduar: “Sikur të ndodhte diçka e tillë edhe në Gjermani”!

Kombëtarja

Për trajnerin Silvinjo forma e lojtarëve në këtë periudhë është vendimtare. Tekniku ende nuk e ka zbardhur listën, mendohet e do ta bëjë në fundjavë, ndërkohë që po monitoron ecurinë e lojtarëve në javët e fundit sezonale në kampionatet e ndryshme europiane. Në të vërtetë trajneri e ka të qartë tashmë listën dhe emrat që do të ftojë në Europian, ata thjesht duhet të bëhen publikë. Padyshim që Berat Gjimshiti do të jetë edhe në Europian lider i skuadrës, gjë që e meriton, pasi është lojtari më në formë nga futbollistët e përfaqësueses tonë, ka më shumë minuta, ka luajtur sezon në nivele të larta dhe në finalet sikurse ajo e Dublinit tregoi rol lideri dhe padyshim kjo bëri jehonë edhe në shtypin sportiv ndërkombëtar. Me pak fjalë, trajneri Silvinjo nuk do të ketë lojtarë dosido në Europian, por fitues të Europa League dhe lojtarë që luajnë në nivele të larta në Serie A dhe në top-ligat e tjera europiane.