BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Sport

Berat Gjimshiti s’është ushtar i thjeshtë, mediat italiane e vlerësojnë “gjeneral” të Atalantës

Berat Gjimshiti s’është ushtar i thjeshtë, mediat italiane

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre dhe kjo reflektohet mjaft mirë në ecurinë e futbollistëve kuqezi që aktivizohen me klubet italiane, sidomos tao të Serisë A. Pjesa më e madhe e tyre luajnë titullarë dhe janë në pozita të mira, pjesë të formacionit dhe me kontribut në ekipet e tyre. Dy portierët, Berisha dhe Strakosha, janë lider me ekipet e tyre të Spalit dhe Lacios, kurse mbrojtësit Gjimshiti, Dermaku, Hysaj e ndonjë tjetër kanë performancë të mirë dhe janë të vlerësuar. Edhe lojtarët e tjerë në S3erie A dhe B, por edhe në kampionatet e tjera elitare europiane po kalojnë moment të mirë. Së fundmi, në fokus të medieve italiane është mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili, edhe një herë tjetër, tregoi karakter të fortë, pozicionim taktik dhe padyshim rol lideri në fitoren e Atalantës, duke ndihmuar skuadrën të merrte tri pikë dhe të ngjitej edhe më shumë në tabelën e renditjes, tashmë në vend të tretë dhe e sigurt në zonën e Champions League. Këtë edicion Gjimshiti ka luajtur shumicën e ndeshjeve titullar dhe në shumicën e tyre është vlerësuar me notë maksimale. Nuk është vetëm Gjimshiti, që konfirmohet tashmë si lojtar cilësor në Serie A e nga më të mirët, por edhe një tjetër talent shqiptar që lind në Premier League angleze dhe bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares U-21, Bajrami, që ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FSHF-së.

“Eurosport” e çmon Gjimshitin të dalluar tek Atalanta

Berat Gjimishiti ishte një nga titullarët e formacionit të trajnerit Gasperini në mbrëmjen e djeshme teksa Atalanta mori fitoren e radhës në shtëpi ndaj Sampdorias. Bergamaskët iu imponuan kundërshtarëve me rezultatin dhe përkohësisht janë ngjitur në vend të tretë, duke zbritur nga podium Interin që gjithsesi ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, mbrojtësi i kombëtares, Gjimshiti u aktivizua për 52 minuta. Minuta të mjaftueshme këto për të marrë notën 6, nga vlerësimet e zakonshme të “Eurosport”. “U ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari, edhe pse ishte vetëm ndërhyrja e tij e parë gjatë lojës. Por, gjithsesi deri në minutën e 52 ia doli sërish të zhvillonte një ndeshje mjaft impenjative”, shkruhej në vlerësimin e “Eurosport” për performancën e Gjimshitit.

Talenti shqiptar/ Bajrami ka idhull Lorik Canën

Rival me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes brenda pak kohe do të jetë një tjetër lojtar i talentuar dhe është fjala për Geraldo Bajramin, 190 cm i gjatë, që është pjesë e Birmingamit në kampionatin anglez. Në faqen e FSHFsë ai jep përshtypjet nga karriera e tij. “Aktualisht synimi im më i afërt është të arrij të luaj si titullar te klubi im, Birmingham, që militon në Championship. Më duhet të punoj shumë, por kam besim te aftësitë e mia dhe e di që mund t’ia dal mbanë. Gjithashtu, dua të jem gati kur të vijë mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Aktualisht jam pjesë e Kombëtares U-21 dhe jam i kënaqur me arritjet e deritanishme në planin personal. Nuk nxitohem dhe do pres radhën time. E rëndësishme është të jem në formë dhe përqendrohem te puna, pastaj jam i bindur se do të vijë edhe momenti im. Motoja ime është: Duhet vetëm të punosh fort dhe të kesh besim te vetja. Nëse ke dhënë gjithmonë më të mirën tënde në fushë, nuk ke asnjë peng. Unë besoj se çelësi i suksesit në futboll është në mendjen tënde. Duhet të besosh se je më i miri dhe më pas të sigurohesh se je vërtetë i tillë në fushë. Talenti përcakton atë se çfarë mund të bësh. Motivimi përcakton se sa vullnet ke për të arritur te suksesi, ndërsa veprat përcaktojnë se sa mirë mund ta bësh atë. Historitë e legjendave të futbollit gjithmonë më kanë motivuar dhe më kanë ndihmuar që të synoj maksimumin në fushë”, thotë ndër të tjera Bajrami. Në fund ai tregon se kë ka idhull në futboll. “Duke qenë se unë jam një qendërmbrojtës, sigurisht që edhe idhulli im ka luajtur pikërisht në këtë pozicion në të kaluarën. Për mua Lorik Cana është një figurë e padiskutueshme dhe një model që duhet ndjekur për mua. Ka qenë një kapiten dhe lider i shkëlqyeshëm, një futbollist që jepte gjithçka në fushën e lojës.”, nënvizoi më tej Bajrami.